Një ngjarje e pazakontë dhe e papritur ka ndodhur natën e djeshme në lagjen 18-shtatori në Gjirokastër.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar gjithçka. Bëhet fjalë për një nga argjendaritë e njohura në lagjen 18-shtatori, ku natën e djeshme, duke përfituar edhe nga shiu i rrëmbyeshëm, një person me kapuç të bardhë, por edhe me çadër, është afruar te shkallët e dyqanit për të marrë …
…tapetin e fshirëseve të këpucëve!
Po po, tapetin. Për këtë ka rrezikuar edhe identitetin e tij, ndoshta s’e ka ditur që ajo zonë është e survejuar nga kamerat.
Pronari i argjendarisë, i njohur nga të gjithë Gjirokastritët si një biznesmen punëtor e që veçse me zotësi e djersë e ka nisur biznesin me një kioskë të vogël, në të cilën ata të lagjes edhe shkonin për t’i bërë shoqëri e shpesh duke luajtur me letra, teksa ai shiste çokollata hilal, e çamçakiza big babol… e që sot është kthyer në nje dyqan me bizhuteri e artikuj të klasit të parë.
Lidhur me ngjarjen, i indinjuar ai ka hedhur disa foto në profilin e tij te cilat mund ti shikoni, por ai nuk ka dashur të turpërojë personin sepse ndoshta kamerat kanë kapur edhe fytyrën e tij.
Ne i urojmë që këtë ndodhi ta kalojë me humor ndërsa disa nga komentet po ua percjellim në vijim…
– Ka arrit puna,te besh dhe tapetet me sistem alarmi
– Mos ja fut koootttt… deri ke tapeti deres ka shku niveliii.. pupupuuu..
– Mos u merzit, duke mare tapetin ka kujtuar se do mare pak fat nga ty ,haron qe fatin e ben me pune dhe me ndihmen e te madhit zot.
– Tjetrin ta veme me vidha!! Do vi une Ti vendosim 4 bullona!! Vaj medet!!!!!!
– Nuk di si ta pershkruaj kete veprim..Nuk besoj se dikush ka arritur te kete kaq shume nevoj nje tapet saqe te kryej vjedhje.nqs e di kush eshte besoj se e ke kuptuar qe ai person e beri qellimisht per te te prishur humorin e dites….Sa keq qe ekzistojne njerez te cilet gezohen me merzitjen e tjetrit..Pa te tille njerez bota do ishte shume me e bukur?
– Nxirri surratin dhe denoncoje. Me kete tapet, besoj se e ka kompletuar shtepine…