in

Dr. Bilal Golemi – Ikonë e shkencës shqiptare me vendlindje fshatin Golem te Krahinës së Kurveleshit.

Monografia “Dr. Bilal Golemi”, botuar në vitin 1968 nga dy personalitete të shquara të Shkencës dhe të kulturës me autor Dr. Vasfi Samimi dhe Dr. Hulo Hajderi.

 

Si dhe libri “Një jetë për shkencë e atdhe – Dr. Bilal Golemi”, me autor Manxhar Taka, botuar në vitin 2010, ju njohin me një figurë të shquar të shkencës, me një mikrobiolog të klasit Europian e boteror dhe me një patriot idealist me zëmër te zjarrtë.

 

 

Bilal Golemi u lind në Golem të Kurveleshit dhe në moshën 7 vjeç largohet nga fshati bashkë me familjen dhe vendosen në Stamboll.

 

Kryen këtu arsimin e ulët dhe të mesëm dhe Fakultetin e Veterinarisë ushtarake Turke që e mbaroi me rezultate të shkëlqyera.

 

U specializua në fushën e mikrobiologjisë në Institutin e famshëm Pasteur të Parisit ku u shqua në fushën kërkimore shkencore dhe për këtë arësye i propozohet që të qëndrojë me punë në këtë Institut si bashkëpuntor shkencor i tij, gjë të cilën ai e pranoi me kënaqësi.

 

Më gjerësisht për Dr. Bilal Golemi, mikrobiolog i famshëm, punonjës dhe pedagog në Institutin Pasteur të Parisit, ekspert i Organizatës Botrore të Shëndetësisë, i dekoruar nga qeveritë Franceze dhe Turke, martiri që ka eksperimentuar në trupin e vet, do të mësoni nga librat “Dr. Bilal Golemi”, botuar në vitin 1968 nga Dr. Vasfi Samimi dhe Dr. Hulo Hajderi si dhe libri; “Një jetë për shkencë e atdhe-Dr. Bilal Golemi”, me autor ManxharTaka, botuar në vitin 2010.

 

 

What do you think?

Written by admin

Në Greqi plas Skandali – Presidenti i PAOK hyn në Fushë i Armatosur dhe Kërcënon Arbitrin (Video)

Jufka Dibre – Një Gatim Tradicional i Shëndetshëm dhe i Shpejtë! Ja si t’i gatuani…