in

Ja c’ka shkruar për mësuesin patriot Nane Panajot Meksi, Profesor Fedhon Meksi!

“Nane Panajot Meksin bashkëkohësit e mbajnë mend si një burrë me trup te gjate, autoritar, trim, me zë këmbues (ne kishë kryente detyrën e psalltit) mbante mjekër të gjatë dhe kishte aftësinë e vjershërimit.

 

Ai ishte poliglot. Falë tij, biblioteka e familjes Meksi, u pasurua me libra të botuara rishtas në gjuhët greqisht, italisht, frengjisht, gjermanisht e anglisht, ajo renditej e dyta në fshat, pas bibliotekës së shkollës ngritur nga Vangjel Zhapa më 1860.

 

 

Biblioteka që përmbante libra shkollorë, historikë, fetarë dhe gazeta që vinin nga Gjirokastra, Elbasani, Rumania e Bullgaria, u ruajt me kujdes deri në vitin 1940, kur gjatë luftes italo-greke shtëpia e Meksajve u kthye ne spital nga ushtria greke.

 

 

Librat u dëmtuan plotësisht, kurse mbeti pa u dëmtuar vetëm tabela e zezë, ku labovitët, vite më parë, mësonin fshehurazi alfabetin shqip…

 

Me çeljen e shkollës shqipe ne Labovë, u realizua ëndrra jo vetëm e bashkëfshatarëve labovitë, por dhe e patriotëve të tjerë shqiptarë, që kërkonin shkolla shqipe, te cilat do të përhapnin zjarrin e lirisë në Shqipërinë e robëruar”.

 

 

 

Mësuesi patriot Nane Panajot Meksi punoi si specialist për përgatitjen e mësuesve të rinj në vitin 1921 në Kursin Kombëtar të arsimtarëve për jugun e Shqipërisë.

 

Me përfundimin e kursit mbeti pa punë dhe emigroi jashtë shtetit.

 

Më vonë kthehet dhe, i rënduar ekonomikisht dhe psikologjikisht mbyllet në manastirin e Tërbuqit dhe vdes në vitin 1937 në Labovë të Vogël.

 

 

What do you think?

Written by admin

Si u shpërndanë abetaret e para në gjuhën shqipe në fshatin Golem!

Nismëtarët e Klubit Patriotik “Drita” të Gjirokastrës, dhe ngritja e tij më 5 Nëntor 1908!