in

Si u shpërndanë abetaret e para në gjuhën shqipe në fshatin Golem!

Shkolla me fizionomi kombëtare u ngritën dhe në fshatra të tjera të Jugut të vendit.

 

Para vitit 1910, i pari, patrioti Nazif Hadëri shpërndau në fshatin Golem, tek banorë të besës, 8 abetaret e para në gjuhën shqipe me të cilat mësohej individualisht dhe në grup.

 

Golemasit, abetaret, për t`i ruajtur i mbështollën në lëkurë bagëtish e me to u vazhdua gjatë mësimi i shkronjave, të lexohej e të shkruhej.

 

 

Më pas u punua dhe për çeljen e shkollës së parë shqipe në fshat, me kontributin e mësuesit Thoma Papapano që, shkoi aty me mushkë dhe në takim më banorët, foli për shtrirjen e mësimit te gjuhës shqipe edhe në fshatrat e tjera të Kurveleshit.

 

Kasëm Shkurti, kryeplak i fshatit i tha se dhomën dhe pagesën e mësuesit do ta siguronin si fshat. Shkolla u hap po nuk pati jetë të gjatë.

 

Punoi me ndërprerje dhe u mbyll nga presionet e autoriteteve turke.

 

What do you think?

Written by admin

Sokrat Papadhopulli – 40 vjet në arsim me asnjë titull e dekoratë vlerësimi!

Ja c’ka shkruar për mësuesin patriot Nane Panajot Meksi, Profesor Fedhon Meksi!