in

Hanet e Gjirokastrës – Ja cilat ishin Hanet ku të Ardhurit Kalonin Natën dhe Strehonin kafshët!

Gjirokastra si qendër e një zone të gjerë e të banuar në pjesën jugore te vendit, vec dyqaneve te tregtisë, te sherbimeve te ndryshme, dhe zanatcinjve te shumtë kishte dhe një administratë të gjerë zyrtare.

 

Në këto kushte kishte lëvizje të gjerë njerëzish nga zona te ndryshme nga qyteti dhe fshatrat perreth, kishte te tillë që nuk arrinin te mbaronin pune brenda ditës. Atyre u duhej jo vetem te ushqeheshin, por dhe të kalonin caste pushimi apo të kalonin natën në qytet.

 

Shumica e te ardhurve ne qytet e kalonin naten ne hane. Ne pazar kishte disa hane, te cilat kryenin dy funksione kryesore, te strehimit te njerëzve te huaj dhe strehimit te kafsheve.

 

Disa nga hanet e Pazarit ishin:

Hani i Selim Çenes,
Hani i Kasit,
Hani i Gaganit,
Hani i Çoçolatëve,
Hani i Stavros,
Hani i Javer Kores,
Hani i Ilias etj.

 

Hanet kishin disa dhoma per udhëtarët e natës si dhe një oborr te gjerë ku fshatarë te ardhur per tregti dhe për punë të tjera sistemonin kafshët.

 

Ndonjë han kishte dhe lokal per te ngrene. Prane haneve punonin nallbanet që mbathnin kuajt. Ishin bërë të njohur nallbanët Hamit Manga, Qazo Meni, Laze Kasi, Reshat Fico, Javer Kore etj.

 

Zanatin e nallbanit e ushtronin edhe Sadik Zemani e Abaz Beu. Ata ishin bërë te njohur ne qytet por sidomos ne fshatra, mbasi sherbimi i tyre kishte te bente kryesisht me mbathjen e kafsheve, te nevojshme per pune e transport.

 

Hani dhe nallbani ishin te lidhur me njëri tjetrin, aq sa duke permendur njërin, të shkonte menjëherë mendja tek tjetri.

 

What do you think?

Written by admin

Sheshi i Mejdanit – Malli i moshës së fëmijërisë dhe rinisë në lagjen Cfakë!

MUMULIGA – Rallë e për Mall… Ja si ta përgatisni!