Thonë dhe keshtu duhet te jete, Dhoksati eshte “Fshat i lavderuar nga Zoti”, i çmuar per bukurite, pjellorine e tokes, frutikulturen dhe vreshtat, pyjet e kullotat, burimet e kristalta, ndaj dhe poeti Kleanth Çuçi ka shkruar për të “vargje te argjënta”:
100 shtepi si një janë,brenda historinë c`e kane
C`duar i ndertuan valle, ato duar te argjenda
Bukuri jashtë edhe brenda, ku te vesh e s`ta ka enda
Ku te vete un e di, po eshtë mirë ta dish dhe ti
Atje ku nxirret rakia, bëhen dasmat me dolli
Në Dhoksat ku bucet kenga, si na e mesoi mema
Se pema mbahet tek rrënja, kjo pema me dege shume
Ti dërgon urimet lume, o i ëmbli Dhoksat!…
Historia e Dhoksatit eshte e lashte. Në gjysmen e pare te shekullit te XV kishte rreth 300 banorë, ndersa sipas regjistrit osman te vitit 1431-1432, fshati kishte 42 shtëpi; në 1908 kishte 241 banore dhe sipas regjistrit te popullsise ne prill te vitit 2001, fshati kishte 259 banore popullsi prezente.
Eshte fshati më pak i braktisur dhe me perspektive që popullsia te rritet me kthimin e emigranteve te cilet kane dashuri per vendlindjen dhe kerkojne e bejne me te miren per permiresimin dhe zhvillimin e jetes, ringritjen dhe pasurimin e traditave, ashtu sikunder organizohet Divani Lunxhot, minifestim i folkut dhe traditës lunxhote edhe me pjesemarrjen e grupeve dhe orkestrinave nga Shqipëria, Greqia, Kosova e këngëtarë të njohur të muzikës popullore.
Kjo Ode ka te veçanten e vet se përcjellë tek brezi i ri traditën e këngës dhe valles lunxhote, promovon gjithashtu vlerat turistike të zones, kulinarinë lunxhote dhe artizanatin, mjeshterine e zanatcinjve me emer te kostumit lunxhot, faqe të historisë së fshatit dhe krahinës, vizituar me pare nga njerez te shquar si poeti i madh anglez Bajroni emrin e te cilit mban sot sheshi kryesor i fshatit.
Te gjitha këto e vlera te tjera jane lënda bazë mbi te cilin punohet ne kuadrin e programit te posaçëm kombëtar “Programi i Integruar për Zhvillimin Rural”, financuar nga Bashkimi Europian dhe donatorë të tjerë në të cilin përfshihet dhe fshati Dhoksat.
Po ç’mund te behet me mire e me shume me investimet që do jepen ne agroturizëm, urbanistikë, banesat e vjetra per ringritjen e tyre, mjedise te tjera që fshatit t`i shtohen bukurite e lezetetet, të permiresohet jeta, Dhoksati të bëhët Vitrinë, si gjithe Lunxhi, e vizituar dhe e pelqyer nga turistet vendas e te huaj.
Kete urojme. Kete deshirojne te gjithe, ndaj hajde te japim ide, te diskutojme!