in

Si u Zhvilluan dhe Kush i Fitoi Zgjedhjet e Vitit 1925 për Postin e Kryetarit të Bashkisë në Gjirokastër!

Në 11 dhjetor te vitit 1925 ne Gjirokaster u zvilluan zgjedhjet per kryetar te bashkise. Kandidatet ishin te grupuar, duke formuar tri grupe.

 

Ne grupin e pare; Bajo Topulli, Islam Angoni, Beso Gega, Abedin Hasani dhe Bastri Çuçi.

Në grupin e dyte: Zyhdi Karagjozi, Vehap Kokalari, Isuf Çoçoli, Elmaz Hadëri dhe Haxhi Kashahu.

Ne grupin e trete: Sami Karagjozi, Qazo Kurti, Ismet Çoçoli, Musli Kokobobo dhe Galip Çano.

 

Fushata, që zgjati dy muaj, u zhvillua e ashper. Bajo Topulli ishte nga konkurentet me te forte. Në takimin e pare me zgjedhesit ai u shpreh:

 

“Nuk erdha ne Gjirokaster dhe ne Shqiperi per poste e per t’u bërë ministër ne shtet ose kryetar ne Gjirokastrën e shenjtë, se sa per t’u shmallur me familjen e miqtë e mij te luftës. Ju me nderoni që me bëni përseri që të kthehem në jetën aktive, te çoj përpara qytetin tim duke me vene ne listen e kandidateve te tjere, te cilët edhe më te rinj e në kushtë te tjera…”

 

Zgjedhjet, sipas shtypit te kohës, edhe në atë periudhë u bënë me menyra jo të kohës, me ryshfet, me sadaka e nofuzë misri,  edhe me korrupsion …

 

Rezultatet e votimit dhe votat qe mori secili kandidat ishin:
Bajo Topulli 746 vota;
Islam Angoni 630 vota;
Beso Gega 610 vota;
Lame Dilo 589 vota,
Cile Lito 569 vota;
Abedin Hasani 557 vota;
Sami Karagjozi 553 vota;
Kasëm Bozgo 551 vota,
Zyhdi Karagjozi 544 vota;
Harallamb Papadhopulli 518 vota;
Aleks Çeçi 484 vota,
Nikollë Godole 483 vota;
Vehap Kokalari 479 vota;
Haxhi Kashahu 448 vota;
Galip Çano 441 vota,
Telo Cici 431 vota;
Isuf Çoçoli 414 vota;
Elmaz Hadëri 393 vota;
Spiro Lolomani 375 vota;
Qazo Kurti 373 vota;
Apostol Dhima 367 vota;
Ismet Çoçoli 356 cota;
Koço Zhusti  351 vota;
Halit Peshkpia 303 vota;
Zoto Lula 290 vota;
Leonidha Duda 282 vota,
Musli Kokobobo 271 vota.

 

 

Zgjedhjet i fitoi Bajo Topulli i cili, ne ditën e fitores tha dhe këto fjalë:

 

“Djalëria e sotme nuk duhet te ushqehet me mendime te vjetra, por me te reja, te perparimit evropian që shifet më së miri…”.

What do you think?

Written by admin

Elmas Boce – Atdhetari Themelues i Lëvizjes Teatrore në Qytetin e Gjirokastrës!

Ministrja Kumbaro në Kalanë e Gjirokastrës – Situata nën Monitorim, së Shpejti Ndërhyrja!