Elmas Boce lindi në qytetin e Gjirokastrës (1852-1925). Bashkëkohës i Naim dhe Sami Frashërit, si ata, Boce përfundoi gjimnazin e Janinës “Zosimea”. Mori pjesë në organizimin e degës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në qytetin e Gjirokastrës.
Mbështetës i flaktë i komitetit “Për lirin’ e Shqipërisë” dhe nga themeluesit e klubit patriotik “Drita”. Gjithashtu, ndihmoi pa kursyer hapjen e shkollës shqipe të Gjirokastrës “Lirija”.
Në vitet e para të shekullit XX me krijimin e shoqërive dhe klubeve, me 23 shtator 1909 ne sheshin tek Obelisku, me nismën dhe mbeshtetjen financiare te patriotit Elmas Boce, u luajt pjesa e pare teatrore me amatorë, Elmas Boce, Andrea Konomi, Idriz Guri, Shemsho Hajro etj.
Ajo u mirëprit dhe u vleresua nga 300 shikuesit e pare te saj qe, edhe pse nje zjarr ra ne lagjen Palorto, pak veta e lane shfaqjen. Po ne Pazar u krijua dhe Shoqeria e pare teatrore me 1920 me emrin Gjirokastra, prezantuar ne publik me dramen “Filja”, komedine “Martesa me perdhune” dhe dramen “Vdekja e Pirros”.
Mik e bashkëpunëtor me Koto Hoxhin, thuhet se Elmas Boce mund të ketë ndihmuar këtë të fundit në përgatitjen e shfaqjes së pjesës “Dasma lunxhiote”, kronikë me të cilën fillon historiku i zhvillimit të teatrit të paktën në zonën e jugut të Shqipërisë.
Elmas Boce mori pjesë në mbledhjen e Manastirit të Cepos. Ndërsa, në nëntor 1912 u zgjodh delegat i Gjirokastrës në kuvendin e Vlorës, ku firmosi dokumentin e pavarësisë kombëtare, me siglën “Elmas Boce”.
Atdhetari Elmas Boce shkruante dhe kenge.
I gëzuar per vrasjen e bimbashit nga çeta e Çerçiz Topullit, ngriti edhe kete kenge:
Ergjëri (Gjirokastra) në kasaba
Një katil i madh u vra
Kush e vrau a xheba? (vallë)
Çerçizi me vasilta (shokë)
Tek i dhanë temenanë,
Prite o Bimbash, i thanë,Se shumë na ke plasur xhanë,
Në huqumet vë nishanë,
Copë copë e bëri xhamë.
Elmas Boce, Portret nga Arben Morina