in

Raportohen Rrëshqitje Dherash në Lagjën “Kodra e Shtufit” në Gjirokastër – Rrezikohen Banesat!

Moti i keq me reshje të dendura shiu ka shkaktuar sërish probleme në Gjirokastër.

Përveç daljes së liqenit të Viroit nga shtrati, duke përmbytur një pjesë të rrugës, raportohet se gjatë mbrëmjes ka rrëshqitje të konsiderueshme dherash në lagjën ‘Kodra e Shtufit’, duke rrezikuar disa banesa dhe pallate. ArgjiroLajm.net sjell fotot më poshtë ku shihet se si është dëmtuar rruga e shtruar me asfalt nga rrëshqitja e tokës. Burime jo zyrtare thonë se disa banorë janë evakuuar. Në terren ndodhen edhe forca të Policisë së Shtetit. Situatë kritike paraqitet edhe në rrugën  pranë varrezave të qytetit, ku vërshojnë ujërat e përroit të Gjokanës.  /argjirolajm


What do you think?

Written by admin

Gjirokastra Me Sytë nga Viroi – Hyrja e Qytetit e Bllokuar, Dalin nga Shtrati Përrenjtë!!!

Një Pallat 5-katësh Rrezikon të Shembet te “Kodra e Shtufit” – Të Gjithë në Alarm!