in

Gjirokastër Rikthehen Përmbytjet – Bllokohet Aksi, Liqeni i Viroit ka Shkatërruar Digën Provizore!

Moti i përkeqësuar dhe me dallgë të cilat arrijnë deri ne 8 balle në det te hapur dhe afërsisht 6 ballë brenda gjirit kanë pezulluar edhe të shtunën lundrimin detar. Prej 48 orësh trageti i linjës Vlorë-Brindisi nuk ka kryer asnjë lundrim. Kapiteneria ka njoftuar pezullimin e përkohshëm të lundrimit, për shkak të motit të keq.

Reshjet vijojnë me intensitet prej 24 orësh. Liqeni i Viroit ka shkatërruar digën provizore duke dalë në rrugë e vështirësuar qarkullimin e mjeteve në aksin kombëtar Gjirokastër-Tepelenë. Policia orienton qarkullimin me një sens në këtë pjesë të aksit.

Probleme ka në Dropull ku qarkullimi drejt fshatrave Llongo dhe Koshovicë është bllokuar nga prurjet e Drinos dhe shkatërrimi i urave provizore që u ndërtuan pas përmbytjeve të dhjetorit. Në disa zona të qarkut dhe dy lagje të qytetit raportohen rrëshqitje të reja dherash.

Një mot i rënduar me reshje të dendura ka mbërthyer edhe kryeqytetin. Erërat e forta rrezuan një shtyllë të tensionit të lartë në afërsi të Shkollës së Bashkuar. Për fat të mirë nuk ka patur persona të lenduar.


What do you think?

Written by admin

Ruhi Jaupi – “Kalorësi i Fushës së Sportit”, që Mbështeste edhe Ekipet e Fëmijëve dhe të Rinjve të Luftëtarit!

Gjirokastra Me Sytë nga Viroi – Hyrja e Qytetit e Bllokuar, Dalin nga Shtrati Përrenjtë!!!