in

Vijojne punimet ne Gjirokaster, nga sheshi tek parkimi nentokesor

Projektet transformuese urbane po vijojnë edhe në Gjirokastër, ku kantiere të hapura në zona të ndryshme të qytetit, vijojnë të plotësojnë dita-ditës mozaikun e rilindjes urbane.

Sheshi i Çerçizit është njëri prej tyre, ku tashmë po merr formën përfundimtare projekti transformues i kësaj hapësire qendrore, e cila do të jetë e tëra këmbësore,ndërkohë që poshtë saj është ndërtuar e funksionon tanimë parkimi i madh nëntokësor, që ka zgjidhur njëherë e mirë gangrenën e krijuar në dekada prej uzurpimit të sheshit nga autobuzët e mikrobuzët.

“Jemi në fazën e dytë të përfundimit të parkingut, pasi ka përfunduar e para dhe vitin e parë kemi bërë funksional tre katet e para të parkingut.

Vetëm gjatë 3 mujorit të parë të funksionimit nga muaji qershor deri në shtator vetëm të ardhurat në buxhetin e bashkisë së Gjirokastrës janë të konsiderueshme. 

Projekti tani vazhdon në fazën e dytë, me arredimin e sheshit,” – shpjegoi kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi, gjatë inspektimit që Kryeministri Rama bëri sot në këtë kantier. 

“Parkimi ka një kapacitet me rreth 300 makina. Ndërkohë janë në përmirësim disa elementë që kanë të bëjnë me peizazhin dhe që japin akses në pjesën e vjetër të qytetit.” – tha ndër të tjera Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro. 

Parkimi i madh nëntokësor, ka çliruar tanimë frymëmarrjen e këtij destinacioni turistik që këtë vit ka kaluar shifrën e 300 mijë vizitorëve nga e gjithë bota dhe së shpejti do të kapë numrin e paimagjinueshëm deri disa vite më parë të gjysëm milionë turistëve./Burimi: abcnews.al

What do you think?

Written by admin

UNESCO ka shtuar 42 Vende të Trashëgimisë Botërore, në këtë listë është përfshirë edhe zona e Zagorisë,por …

Dy foto kujtese per Maturen e vitit 57 te gjimnazit “Asim Zeneli”te Gjirokastres