Ne keto dite te nxehta gushti, kur ne Gjirokaster pelcet dhe guri, na kujtohet linja e udhetareve 18 shtatori – Subash me autobusin fizarmonike. Emrat e shofereve qe punonin me dy turne nuk na kujtohen, po ca kohe ka punuar edhe shoferi Hasan Tushe qe ka hyre ne histori per rrugen e pare me autobusin fizarmonike qe e ngjiti nga postblloku ne sheshin e Çerçizit.
Linja e subashit, keshtu i thshnin, ishte e preferuar vecanerisht nga familjaret dhe ciftet qe pushonin nen hijen e repeve ndane ujrave te Drinos, shumica e pushuesve mbi Uren e Subashit.
Nuk ishte dhe keq. Pushohej pa leke,nen hijen e rrepeve dhe lahej ne ujrat e pastra te Drinos. Plazh me pak shpenzime se dreka merrej me vete ose disa drekonin tek klub restorant Subashi, pike e preferuar per shoferet ashtu dhe udhetaret qe qendronin per kafe , pinin freskuese, aranxhata dhe birre ne kriko.
Nuk e dime c`ndodh tani me plazhin e Subashit , nese frekuentohet!
Po dikur ishte ndryshe dhe , kush ka foto nga pushimet aty, ca me mire dhe ndonje foto te autobusit fizarmonike do t`i mireprisnim ne faqen tone.
Mendojme se do ishte mire, bashke me mallin e nostalgjine e shkuar , te shkohet perseri ne kete plazh ku vec pushimit ne diell e hije dhe larjes ne uje,e per kete nuk do bejne keq, se tani aty ka dhe restorante ku mund te drekosh me familjen dhe miqte.