in

Vjollca Koko: Për Rokin kujdeseshin të gjithe banorët e pallatit

Një qen ‘rrugaç’ që e thërrisnin Roki, më ka bërë këto ditë të më vrasë ndërgjegja.
E gjeja çdo ditë afër hyrjes së pallatit, sikur m’a dinte orarin e daljes dhe të kthimit në shtëpi! Afrohej me vrap dhe më ‘nuhaste’ plot delikatesë tek këmbët kur isha në scooter ose në karrocë. Për ndjesinë që më shkaktonte e ‘qerasja’ me salçiçe, dhe mblidhnim për të kockat sa herë që konsumonim mish.
Një ditë kur erdha nga një lokal dhe kisha marr me vete ushqim për mamin, e nuhati dhe më rrinte afër derisa i hodha një copë nga mishi i pjekur që kisha marrë të amballazhuar. E kapi në ajër!!
Ka dy javë që Roki mungon. Nuk dëgjohen më as hapat, as lehjet e tij. Kishte konsumuar ushqim jo të shëndetshëm, për herë të dytë dhe veterinierja herën e dytë nuk e shpëtoi dot. Kujdeseshin për të edhe banorë të tjerë të pallatit, prandaj Roki rrinte afër pallatit tonë. Ndërgjegjen ma vret fakti se një ditë tek më vinte nga pas scooterit e zhgënjeva, te dyqani salçiçet kishin mbaruar. Mund të kisha gjetur mundësi të tjera për ta ushqyer!

What do you think?

Written by admin

UMBERTO ECO: ÇFARË DOMETHËNË TË JESH INTELEKTUAL?

Byreqet e Korçes dhe Gjirokastres po te tjeret si i bejne?