Prozatori gjirokastrit Sotiraq Naka :
Po ndaj me ju një lajm të gëzuar , sot mora në dorë librin tim të parë në prozë ” Jetë në kujtime ” .
Janë copëza- pazëlli , disa prej tyre i keni parë në faqen time të fb.
Me shumë prej jush prej vitesh njihemi , si ish kolegë apo ish nxënës në shkollat e qytetit Përrenjas.
Pata një shtysë të brëndëshme dhe nga mendimet tuaja, për t’i patur të gjitha në një libër .
Kjo u mundësua nga shtëpia botuese Art- Grafik me zj.Artemida Arbëri Nako.
Ishte një punë paraprake me bashkëpuntorët e mi zj, Liljana Konomi Mero , shoqe e fëmijërisë që redaktoi e korrektoi materjalin dhe z, Jani Barxo piktor i kopertinës.
Është puna e parë në këtë fushë ndryshe nga ajo e mësuesit që e ushtrova me pasion për 43- vjet.
Më njihni si mësues,drejtues shkolle , bashkëqytetar, bashkëlagjas e miqtë e rinj në Tiranë si pensionist.
Faleminderit për mbështetjen me komentet tuaja .