Eshte ndarë nga jeta Afesa Lulo. Per lajmin e hidhur na njoftoi vajza e saj, Lindita Lulo.
Afesa Lulo lindi ne lagjen Dunavat te qytetit te Gjirokastres ne nje familje qytetare dhe atdhetare.
Afesaja ishte nga vajzat e para te qytetit qe mori pjese ne aksionet e veprimtarite shoqerore te kohes duke dhene shembullin e pare si pjesemarrese se bashku me vajza e gra ne gjallerimin e jetes ekonomike e kulturore te qytetit.
Me mbarimin e shkolles se mesme dhe ate te larte ekonomik ajo pati rol te vecante si drejtuese dhe qytetare e respektuar dhe e angazhuar ne drejtim te ndermarrjeve ekonomike.
Per vite me radhe ka qene dhe drejtoreshe e ndermarrjes se prodhimit te veshjeve Bule Naipi ku ishin te punesuara rreth 3000 gra e vajza nga qyteti dhe fshati.Nje periudhe punoi edhe ne aparatet drejtuese te pushtetit lokal.
Pas vitit 1990 ajo shkoi pas femijeve ne Tirane ku dhe u nda nga jeta ne moshe 80 vjecare.
I shprehim ngushellime femijeve, te afermve e miqve per ikjen e qytetares gjirokastrite qe punoi e kontriboi per Gjirokastren. Pushofte ne paqe!