in

Poeti i njohur i Laberise Mufit Çeli per kengen labe: TE DUA TE KAM PER VETE !

TË DUA TË KAM PËR VETE !
-Kënga Labe e gjallë mbete
Nëpër shekuj gjumë s’fjete
Mu gjënde në halle derte
Në të mirë e në të keqe
Që nga ninullat në djepe
Te burrat në Vilajete


Kënduar nga gojë e pleqëve
Në gërxhe ,Odat me qelqe
Her e sertë, herë gjithë lezete
Si gjëmim në kontinente
Të ruaj mir në sepete
Do të marrë kudo me vete
Të dua me mal e dete
Të dua të kam për vete !!!

What do you think?

Written by admin

Bregdeti vetem per Publikun dhe jo per…! Dr. Tritan Kalo ndan pamjet e njerezishme nga Kanadaja dhe merr 3 komente epike!

Erion Veliaj i jep Sevo Tarifës, në 95 vjetorin e lindjes, “Medaljen e Mirënjohjes”