in

Nga Gjirokastra, keni te fala nga Fatja i Zabites

Kur pashe nje foto te Fates vrava mendjen te kujtoja shprehje te tij kur punonte si roje ne spitalin rajonal te Gjirokastres, kur griste biletat ne Fushen e Vjeter te Sportit dhe ne kendin sportive ne Bashte te Teqese.

 

Asnje nuk m`u kujtua megjithate te shperndara ne mugetiren e viteve nuk me zbehen kujtimet per Faten e vogel por me “ goje te madhe” qe edhe femije edhe ne rritje, nuk i pushonte birbili si ne vendin e punes, roje ne porten e spitalit ashtu dhe me shoqerine e tij. Keshtu e mbaj mend ne shtepite e medha te Karagjozateve mbi ndertesen e gjimnazit ne Palorto dhe lagjet e tjera, tek Depot e Djathit e me pas ne Zinxhira.

Ne ndeshjet me lagjet i flisnin “Ducka” dhe “Pernaska” po as qe dallohej si gola shenues.

Personazh simpatik nga vitet 70 i pranuar ne shoqerine e mire te gjirokastriteve qe atehere “e donin shume njeri tjetrin” , benin shakara e nuk trazoheshin ne te liga. Fatia ishte nga ata qe e mbante mire me te gjithe; shaka e qesh, humor, dridh ndonje cigare e hidh ndonje dopjo, po me mase, me karar, shprehje qe ato vite mori dhene, thene ne nje kurs profesional per te marr nje kategori me lart.

Trup vogel, “dy grushte” , Fatia ka punuar si i madh per buken e shtepise.Fillimisht punetor ne ATELJe, me drejtor Ndreko Lulo qe per ustallaret kishte dhene porosi ta ngarkonin me “ pune te lehta”; pastaj pjekes ne Bllokun e Furrave dhe me vone me ngritje ne detyre, rroge baze, portier ne porten e spitalit te qytetit.

Ketu Fatia gjeti punen e vertete, ate qe i shkonte dhe pelqente. I mire dhe i pranuar nga te gjithe, rrogetar shteti dhe mbrojtes i shendetit te popullit,detyren e kryente me ndershmeri po me ze te larte se ashtu ia donte puna, rregulli.Pa flete lejen e mjekut nuk futeshe dot ne spital, vec ne dy orare te vendosura nga drejtoria, ndaj dhe ralle fliste me te bute. Ndonjerit qe e njihte i thoshte :”Do presesh pak se eshte brenda drejtori” ( Me mjeket dhe rregullohej, po me drejtor Ademin jo, i shkonin zava).

Po bente dhe leshime kur i “çahej hunda” per nje cigare DS, edhe Drino te ishte, e pranonte, gjest qe shoqeronte me fjalet:” Nje ne vesh, nje ne goje e nje nen shale!”.
Fatia bente dhe pune te dyta, vullnetarisht mirembajtes ne kendin sportive ne Bashtes se Teqese, ne nje krah me Ruhiun pergjegjes dhe Selamin , ndihmes.

Nuk dallohej per tifo po para ndeshjes se ekipit dilte ne fushe dhe, pas vizimit, per te ngritur humorin dhe entuziazmin e tifozeve, bente spektakel: ne koshin e basketbollit ne 10 gjuajtje 1 fuste brenda, shoqeruar me thirrjet ne kor te tifozeve: “Fate, Fate!”.

Sa u prish sistemi, nga te paret perqafoi ekonomine e tregut, doli ne treg te hapur, ne 18 shtatori, shiste kinkalerira, breke e kanatiere jo, ato i shiste duke u bere reklame i ndjeri Ali Sulejmani. Kur i thoshnin shit dhe ti, zemerohej, se ne koke kishte te tjera plane, te shiste karpuz qe mezi i ngrinte por qe ia dinte anen per reklame dhe kandar. Bente dhe reklame : Tani sa erdhen nga Fieri dhe Lushnja po nuk ia mbante te thoshte me kaul se kushedi si dilin dhe, ne shoqeri te ngushte , thoshte:” Pse budalla jam une, te me mbeten ne b…!”.

Ja keshtu na u kujtua Fatia qe ju bene te fala nga shtepia dhe qe kohen me te madhe te dites e deri diku dhe ore te mbremjes i kalon me domino ne shoqerin e tij te ngushte.
Shendet e te mira te kesh o Fate, o njeri i mire i femijerise dhe rinise se hershme!

What do you think?

Written by admin

Sot banoret e fshatit te bukur turistik Sotire ne krahinen e Dropullit te Siperm paten dy gezime ne nje dite( Foto)

Kujtojme skulptorin e shquar gjirokastrit Arben Isa Bajo