Sot ne perurimin e rruges Kardhiq -Delvine dhe Tunelin e Skerfices ka marre pjese Kryeministri Edi Rama.
Kjo rruge pati si fillim vitin 2008 dhe punimet jane mbyllur disa dite me pare,qershor 2022. Me venien e saj ne shfrytezim distanca nga Tirana ne Sarande behet per 45 minuta me shpejt.
Banore te Gjirokastres, Delvines e Sarandes kane pritur ne atmosfere gezimi Kryeministrin Edi Rama ne hyrje te tunelit.
Kryeministri Rama, i shoqëruar nga ministrat Balluku, Kumbaro dhe Gjiknuri, kryebashkiakët e zonës dhe zyrtarë të tjerë, ka përshkruar në këmbë të gjithë gjatësinë e tunelit. Në dalje, e prisnin banorët dhe udhëtarët që ishin bërë gati të kalonin të parët në këtë rrugë.
Grupi polifonik ‘Zëri i bilbilit’ kendoi edhe nje kenge kushtuar kryeministrit Edi Rama.