U zhvillua sot në Tiranë Ministerali për kulturën, kërkimin, inovacionin, edukimin dhe trainimin, për Ballkanin Perëndimor, nën kujdesin e Komisioneres Mariya Gabriel.
Në fjalën e saj Ministrja e Kulturës, Elva Margariti shprehu edhe një herë angazhimin e Qeverisë Shqiptare në rrugën drejt integrimit europian. Sipas saj, BE ka nevojë për energjinë e Ballkanit Perëndimor, këtij rajoni me një trashëgimi të pasur materiale dhe jomateriale.
Ministrja Margariti ndau me të pranishmit gjithë përpjekjet për angazhimin e të rinjve, luftën kundër trafikimit të paligjshëm, duke përmendur marrëveshjen me SHBA, ndihmën e dhënë nga BE për përmirësimin e kuadrit ligjor dhe rritjen e kapaciteteve institucionale dhe digjitalizimin e pasurisë kulturore.
Rezultati i këtij ministerali ishte ngritja e një platforme kulturore për Ballkanin Perëndimor, që do të adresojë problematika dhe do të lehtësojë aksesimin e artistëve në programet e KE, si Creative Europe, Horizon, New European Bauhaus etj.
Konferencën e përshëndeti edhe Ministrja e Kulturës Franceze, Rima Abdul Malak, ndërsa përfaqësuesit e vendeve pjesëmarrëse (Bosnje Hercegovina, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut) ndanë eksperiencat dhe projektet e tyre në lidhje me tri çështjet që u trajtuan në këtë ministeral: të rinjtë përballë trashëgimisë kulturore dhe përkatësisë europiane; digjitalizimi dhe lufta kundër trafikimit të objekteve të trashëgimisë kulturore.