in

Sot urojme per ditelindjen edhe mikun e faqes tone Bledar Garxenaj

Sot urojme per ditelindjen edhe mikun e faqes tone Bledar Garxenaj.

Bledari eshte djali i kryemjeshtrit te kuzhines gjirokastrite Selo Garxenaj qe vitet me te shumta te profesionit i kaloi ne Gjirokaster dhe tani vazhdon ne restorantin e tij te njohur ne gjithe Tiranen ‘ Gjinokastra”.Mosha dhe vitet e punes ne profesionin e veshtire por te bukur te kuzhinierit nuk e kane lodhur Selon se na krah ne Tirane ka patur edhe Bledarin.

I urojme shendet dhe lumturi,festofte dhe 100 vjetorin bashke me familjen!

Sot Bledari eshte menaxher i restorantit. Mbi bazen e pervojes se babait eshte ne krye te punes ne te gjitha sherbimet qe kerkohen ne nje restorant modern ku cilesia ne gatim dhe marredheniet e mira me klientet vletresohen baza te suksesit, te emrit te mire qe gezon restoranti.

Merite per emrin e mire ka dhe Bledari qe, si menaxher ndjek me pergjegjesi te gjitha proceset; per ruajtjen e nje baze klientesh,sigurimin e pastërtisë dhe komoditetit në restorant, blerjen e produkteve cilesore per perdorim ne gatime, organizimin e festave familjare, te gjitha keto pjese te punes se nje menazheri te suksesshem.

Disa mund te mendojne se menazhimi i nje restoranti privat nuk eshte i veshtire por ne realitet eshte krejt ndryshe. Bledari kryen nje numer te madh detyrash dhe, ajo qe duket me shume,vec rregullit e sherbimit ne restorant, gatimeve te garantuara cilesore, eshte dhe sjellja e tij dashamirese me klientet.

Ai pret e percjell vizitoret me buzeqeshje e fjale te mira, , i shoqeron ne tryeze, mirepret me buzeqeshje kerkesat e tyre, kujdeset per organizimin e festive familjare etj.

Te gjitha keto e kane bere ate te suksesshem ne veprimtarine e tij private duke gezuar respekt e mirenjohje jo vetem nga klientet gjirokastrite, permetare , tepelenas etj. po dhe me gjere, nga Tirana dhe rrethet.

Bledar, Gezuar Ditelindjen, me Shendet e Suksese!

What do you think?

Written by admin

Sot Ditelindja e Armand Bimit me shume urime dhe muzike

Nje foto ne kujtim te pastiçereve gjirokastrite