Sot Ditelindja e Armand Bimit me shume urime dhe muzike
Armandi i vogel nga Pazari i Vjeter me shtepi afer me ate te pionierit u rrit ne ambientet e saj edhe si kengetar, si muzikant i ardhshem.
Pas shkollave jeta e rritur e Armandit kaloi permes perpjekjeve per te vazhduar karrierën muzikore pa iu ndare kenges dhe pianos.
Me shkrime muzikore edhe te vetat, te cilat i interpretonte dhe vazhdon dhe sot, u be pjese e orkestrave te para ne qytet e me vone, pas viteve 90, disa vjet ne Greqi bashke me vellane e tij binjak, te mirin e te talentuarin e paharruar Arturin,nuk iu nda kitares dhe tastieres se pianos.
Ai merr pjese ne koncerte lokale e kombetare ashtu dhe interpretime individuale ne objektet me te rendesishme te sherbimeve turistike ne Gjirokaster duke u dhuruar pushuesve muzike dhe kenge te lehta te vendit dhe te botes.
Kengen dhe muziken , ai e dhuroi edhe nga shtepia per kenaqesi dhe qetesimin e shpirtrave te lenduara nga pandemia.Shume mire na kujtohen pershendetjet dhe urimet e tij per ditelindjet,per festat e ngjarje familjare, per miqte e tij te shumte ne Gjirokaster e jashte saj, te ngrohta, miqesore e dashamirese, shpresedhenese se e liga do te kaloje dhe se drita e muzika do shkelqejne perseri.
I urojme Armandit ta gezoje Ditelindjen, me shendet e lumturi ne familje, me krijimtari e jete sa me te gjate!