Nga shkrimtari Sadik Bejko mesojme se sot në moshën 85 vjeç është ndarë nga jeta Kadrie Kadare.
Ne faqen e tij ne FB ai shkruan se Kadrie Kadare ishte një grua me arsimim të lartë, me kontribute si mësimdhënëse, lektore në Universitet.
Ajo ka një kontribut të pavërejtur si korrektore e veprës së Ismail Kadaresë.
Ka punuar dhe në disa nga gazetat me të rëndësishme në këto vite të tranzicionit. Korrektore në gazetat Albania, Shekulli, 55, Panorama, Rilindja Demokratike, Mapo etj.
Sot, Ismail Kadare në intimitet, në heshtje solemne, në rreth të ngushtë familjar, ka përcjellë në varrezat e Sharrës motrën e tij të vetme.