LUNXHERIA IME
Sa kam mall, e dashuri
Syte me qajne per Lunxheri
Dhe pse larg e ne mergim
Aty gjendet shpirti im….
Kujtoj fshatrat radhe radhe
Mali i Lunxhit lapidare
Ata njerez punetore
Lunxherine ç’e bene zonje
Zonje qe ti ndriti nuri
Ku çel lule dhe nga guri
Zoti vete te bekoj
Me te mira te mbuloj
Te dha fushe, e te dha mal
Te dha ujine kristal
Te dha lulet neper ara
Qe te jeshe gjithmon e para!!!
Te dha Lunxhotin me vlera
Qe te thote, bujrum tek dera
Qe te pret e te percjell
Si dhe Bajronin njehere
Qe te jeshe moj Lunxheri
E para ne Shqiperi
Prape do ta ndezin zjarre
Deshmore dhe heronj ku jane
Qe te rrije permbi male
Emri yt ,moj zonje e madhe
Dhe te mbetesh frymezim
Per ne,per gjithe njerezin…
P.B.B …ERIND.