Viti 2021 eshte shpallur ndryshe dhe si ‘Viti Kadare”!
Referatet rreth krijimtarisë dhe karrierës së suksesshme të Kadaresë u përcollën me interpretimin brilant të aktorit të njohur Timo Flloko.
Sot eshte organizuar nje ceremoni vleresimi ku referuan emra te njohur te kritikes shqipe. Ne fund te ceremonise kryetari i bashkise zoti Armando Subashi i dorezoi shkrimtarit Kadare titullin ‘Qytetar nderi i Fierit”.
Fjalet e Kadarese ishin plot mirenjohje.
Ai u shpreh:
Zoti kryetar i Bashkisë, të dashur qytetarë të Fierit, do t’ju them dy fjalë shumë të përdorura dhe që tingëllojnë ndoshta banale. Jam i lumtur që jam midis jush. Besojeni se për shkrimtarin, dashuria dhe mirëkuptimi i lexuesve është gjithmonë i shtrenjtë, shumë i shtrenjtë. Ndaj ju falënderoj nga zemra për këtë pritje, kaq të bukur, kaq të ngrohtë dhe kaq njerëzore dhe kaq shqiptare. Ju lumtë! Ju lumtë të gjithëve.