Gjirokastra ka humbur sot nje nga burrat e mire e te urte te saj, Musa Karaullin ne moshe 69 vjecare.
Kete njoftim te hidhur e ka dhene vellai i tij Sokoli.
Musai, banor i lagjes Manalat, nga shtepi e madhe, ishte “zog i pazarit”, nje mik i gjirokastriteve te vjeter, me te cilet shkonte mire ne muhabet dhe punet qe ushtroi; profesionist i vertete ne zanat, kudo ku punoi, ne ndermarrjen ushqimore si mekanik i mirembajtjes se makinerive dhe elektricist.
Pas `90 vitet me te shumta i kaloi ne ndermarrjen e elektrikut nga ku doli dhe ne pension.
Musai kishte ca kohe qe nuk dilte ne Pazar se nuk mundete por me mendje atje ishte, ne porten e ndermarrjes, shoqerine e punes qe, ashtu si familja e tij do ta kujtoje gjithmone per profesionalizmin, ndergjegjen dhe gatishmerine e larte ne pune, per marredheniet miqesore shoqerore, fjalen e mire dhe buzeqeshjen e pandare, per kujtimet dhe punet e mira per lagjen dhe qytetin e tij te dashur Gjirokastren.