in

Pedagogët, Mjekët, Gratë dhe Vajzat e bukura që preferonin “Turizmin” në sheshin e Çerçizit në Gjirokastër!

Pas vitit 1964 e në vazhdim “Turizmi” i Gjirokastres ne sheshin e Çerçizit ishte institucioni bazë ku gjirokastritët pushonin ne kohen e lire.

 

Në dimër frekuentonin sallen e vogel te restorantit ne katin e pare dhe ate te katit te dyte, se tjetra, restorant, që sot perdoret per konferenca, me vështrim nga rruga perpjete “Qafës së Pazarit” ishte vetëm ne funksion të turistëve, delegacioneve të huaja dhe personaliteteve te larta të Politikës se asaj kohe.

 

Salla e katit te pare, per kafe e embelsira, fillimisht ështe frekuentuar nga intelektualë të qytetit, shumica pedagogë dhe mjeke të spitalit, ashtu edhe nga gra e vajza të bukura që, ndonjera etiketohej dhe “moderne”.

 

 

Nga frekuentuesit me te rregullt për kafen e mengjesit e veçanerisht per kafen apo çajin e mbremjes, ishin pedagogët e gjimnazit, Margo Kutra, Agim Shehu, Alqi Jani, Pluton Bimi, Shehap Braja, Petro Isufi, Banush Mezini, Viktor Vehbiu, Thanas Koci, Jani Zhupi, Tajar Kokalari, Omer Hashorva, Kristo Karanxha, Thanas Ksera, Muzafer Karagjozi, Muzafer Çuberi, Luan Hoxha, Kosta Makariadhi, Sotir Dodo, Hulusi Kokalari etj.

 

 

Në ato vite, këtë sallë për embëlsira më shumë, e preferonin edhe vajza e gra te hijshme, disa arsimtare si Aferdita Mezini, Lejla Harxhi, Violeta Topulli, Tonine Hido, Hajrina Çene, Nevro Angoni, Lirika Harxhi, Marie Vardhami, Vahide Mamani, Klea Kalivopulli dhe vajza e saj Donika, Flora Mosho, Haxho Femra, Shpresa Rondo, motrat Valentina dhe Arta Çene, vajza të lagjes Pazar i Vjetër, Diana Bimi, Diana Muka, Xhevri Vehbi që tërhiqnin vëmendjen për bukuri, elegancë dhe veshje. Se mos ishin vetëm këto! Gjirokastra është shquar për vajza e gra të bukura, të kulturuara, qytetare…

 

 

Dhe dicka tjetër. Rallë ndodhte që vajza e gra, edhe ne grup pas nje apo dy shëtitjeve ne sheshin e Çerçizit, të shkonin në katin e dytë për të drekuar së bashku, shkonin vetem familjarë, çifte, disa ardhur përkohësisht me punë në qytet. Nëse ndodhte, edhe thuhej “Po këto s’kane buke ne shtepi që hanë në restorant?!”

 

Kjo kohë ishte!

 

Pas viteve `70 në Gjirokastër erdhen disa intelektualë nga Tirana, disa me familje që iu bashkuan xhiros tradicionale në sheshin e Çerçizit, jo vetem te shtunave e te dielave. Si çift binin në sy Skender dhe Ardita Bulku, prindërit e aktores së njohur Raimonda Bulku, Dr.Pjerin Radovani me të shoqen, Izminin, po ashtu më vonë edhe çifti Jorgaq dhe Vitori Mihali.

 

Mjekët, frekuentues te Turizmit janë të shumtë. Disave u rezervohej dhe tavolinë, gëzonin respekt për punën që kryenin, por dhe për emrin e mire që gëzonin. Për të pushuar, për kafe e çaj rrinin ne sallën e katit të parë, ndërsa kur u hap saleta, ne krah të saj, nuk mbetej tavoline bosh.

 

 

Mjeket ishin të parët që shijonin gatimet tradicionale dhe bashkekohore të Bashove te Turzmit, Basho Thimjos e basho Dhimos, kuzhinerëve pas tyre, Thanas Haxhiut, Fotaq Zhulatit e Vasil Xhumbit.

 

Mjekët Adem Harxhi, Theodhosi, Pandovski, Tahir Bitri, Koço Andoni, Filip Kote, Hodo Çela, Islam Buci, Kujtim Mezini, Teli Gushi, më vonë dhe Kristaq Xhumbi, Robert Asqeri, Pavli Qëndro etj.

 

Në urgjenca e linin “bukën” në mes, nxitonin për në spital, edhe pse ndodheshin jashte kohës së punës.

 

What do you think?

Written by admin

Ahmet Ahmeti, nga të parët tregëtarë në Gjirokastër që “Sillte Botën në Shtëpi”, me buzëqeshjen karakteristike poshtë mustaqeve!

Kaloi 60 vjeç! Ornela Muti vazhdon të jetë aktorja seks simbol e Italisë! Ja si ka ndryshuar në kohë!