in

Roland Çenko bilbil i kenges polifonike qe si ne dimer dhe ne vere ,vetem per kenge ka lere

KENGETARI I SHQUAR I KENGES POLIFONIKE GJIROKASTRITE ROLAND CENKO ME SHUME SE NJE “MJESHTER I MADH”- pergatitur nga Polo Çipa

Ai lindi ne qytetin e gurte, ne qytetin muze, ne qytetin e trashigimnise boterore , ne qytetin ku kenga polifonike ka sofren e bukur te kalase se Argjirose.

Ai lindi ne vendlindjen e shkrimtarit tone te shquar me fame boterore ,ku disa here ka qene kanditat per cmimin Nobel Ismail Kadarese,ne qytetin ku patrioti dhe luftetari i shquar Cerciz Topulli permbysi per toke Bimbashin turk ,ai lindi ne qytetin e Cajupit ku vjersherimet e tij kane embelsuar zemrat e kombit te vet,lindi ,aty ku lindi kenga e cila per asnjehere nuk u largua por hodhi rrenje ne murret e  themelet e thella te Kalase se Argjirose.

A lindi ku vet Argjiroja cdo dite ushqehet me kengen e bukur polifonike te Gjirokastres.

Ky qytet i dha shume kombit te vet ne te gjitha sferat e jetes,si dhe qyteterimit boteror.
Rolandi u lind nga nje familje ku kenga polifonike percillej nga njeri brez tek tjetri,Rolandi u rit dhe u perkund ne djepin e kenges ai qysh i vogel enderonte qe nje dite te ish ne krah te kengetarit te madh Xhevat Avdallit i cili ish dhe Idhulli i tij,fale miqesise se prinderve te tij , Rolandi e shikonte Idhullin e tij si nje krijese e cuditshme dhe shume e lakmuar, bile shpesh here i dukej ender vet pranija e tij ku bisedonte me te atin per kengen dhe sekretet e polifonise Gjirokastrite.

Dalngadal Rolandi ritej e bashke me te edhe vet kenga dhe ja kur nje dite endera ju be realitet,te ish ne krahet e mjeshtrit te madh Xhevat Avdallit ,eh c’fare gezimi shikoje ne syte e Rolandit tek kendonte bashke me idhullin e tij ne kengen,

“TI NGJAJ SKENDERBEUTO”

Mares (ROLAND CENKO DHE XHEVAT AVDALLI),ku dy vargje ja mirte Rolandi dhe dy te tjera Xhevati!
*Ritu djal e behu burre
per Shqiprin e per flamure,
Per Shqiprin e per flamure
mos u trembte syri kurre.
Kjo kenge pati shume jehone ,si nga permbajtja dhe niveli i larte artistik, eh,,,,sa i gezuar ndihej por dhe sa krenar ndihej vet kengetari ne krahet e “Mjeshtrit te Madh ,Xhevat Avdallit.
*Rolandi eshte nje mjeshter i vertet ne levrimin e monografise ,ose ne gjuhen e populli ne Logatje.
@ Ne monografine, CERCIZI E KISH BERE FJALE ku thuhet:
Cercizi e kish bere fjale,
o djem te vrisni bymbashe,
ky Valiu qan me lot
kam Cercizin e se ze dot,
kam Cercizin e me ben gjeme,
se me ngre vendin me kembe.
Interpretimi ne kete logatje te Rolandit te habit ajo mjeshtria e tij artistike,gjithmon e bazuar ne traditen e bukur Gjirokastrite.
@ Ndersa ne kengen e
ODES SE MADHE GJIROKASTRITE
Ne kete kenge Rolandin e shikojme ne rolin e hedhesit,ku mares eshte Demo Cenko,kthyes Veip Carcani, pra shikojme qe Rolandi levron dhe rolet e tjera te kenges,te cilen kete kenge e kendoi ne vitin 1988.
Ne kengen ZOGE E GJIROKASTRESO ,Rolandin e shikojme qe te jete marres ne kete kenge ku midis te tjerash i thote:
Zoge e Gjirokastreso
del thelleza zallito,
me nishan mes ballito,
si hena buze malito.
Kete kenge e kendoi me grupin Argjiro. Ne kete kenge spikat tek mjeshtri spikat forca e embelsise se vargut,si lajkimet e zerit te tij ta ben kengen me terheqese. Por Mjeshter Rolandi eshte shume merakli per kengen ai mendon dhe per brezat e ardhshem,ndaj formoi grupin e femijeve “OBELISKU”ku nxenesit nen drejtimin e tij kenduan kengen MJEGULL E BARDHE MBI SHKEMB.
ku thuhet :
Mos ke ren ne dashuri
me henen balle flori,
sri dot hena pa londruar,
eshte me qef e dashuruar,
Ne kete kenge te ketij grupi ja mer Vjola Bego,kthyes Alvaro Cenko,hedhes Julia Zholi etj.


Rolandin e shikojme te interpretoje kenge ne caste pushimi apo drekime te turisteve te huaj,si tek kenga MU THANE SYTE MU THANE
une a derzeza o djale,
mbase vjen kete behare,etj,etj
Me nje mallengjim te madh e teper te dhimbshem Rolandi mundohet qe tua pasqyroje sa me reale kete plage te madhe te shoqerise botes Evropiane.
Ndersa po perseri me grupin e nxenesve te shkolles Naim Frasheri nen drejtimin e tij me grupin Argjiro ku thuhet:
C’jane ata qe vineo
ere e karafilito,
krushqite po niseno
ere e karafilito.
Perseri shikojme tek mjeshtri i madh merakun e kenges per brezat e ardhshem,
Kjo kenge u kendua ne televizionin e TOP CENELLIT i cili i beri shume jehone .

Perseri kembengulja e Rolandit per brezin e ri vazhdon me grupin e shkolles Naim Frasheri me gupin OBELISKU me kengen UROME BABA UROME.
Urome baba urome,
sot qe zume brumeto
me mjalt e me qumeshto.
Ne kete Mjeshtri jo vetem qe u trashegon kengen por dhe zakonet e bukura Gjirokastrite.
NE KAFAZ TE PENXHERESE
Kete kenge Landi e kendoi ne vitin 1988 ku ja kthen Vehip Carcani dhe hedhes Kastriot Cenko ku kete kenge e kendoi me grupin e te Rinjve,perseri ne kete kenge spikat cilesia e larte artistike.

DOLI VASHA DOLI
doli more shoke,
urit manxurana,
potis borziloke,kete e pat kenduar me grupin e #ARGJIROSE#
shpesh kete Rolandi e pelqen ta kendonte per turista te huaj.

KU JANE EMRAT ME FAME
ja,ja ja ku jane,
Argjiro i ke ne balle,
ne zemer si qelibare
Cercizi me te vellane etj,etj.
Kjo kenge kendohej nga grupi i femijve te grupit OBELISKU
ku drejtohej dhe u formua vet nga Roland Cenko,si dhe kenga tjeter e ketij grupi
Se jemi Gjirokastrite
kemi celes te florinjte.

Me sa krenari e kendonte kengen me grupin #OBELISKU# vet Rolandi
Ky vend i Shqiponjes,
sa trima ka lere,
lindi Skenserbene
dhe Smail Bene,
lindi Pashallare,
Ali Tepelene,
lindi Frashallijte
per pushke e per pene.

Ndersa prap Roland Cenkon asnjehere se haron,logatjen,monografine,ai perseri ato i tjer si dikur,dikur ne ato mote,si ti kish jetuar vete ja tek monografia
Dhe Selamin kur e vrane,
thiri Mema o djale,
mos ma le hakun pa mare,
me Sherifin lule djale,
zuri nje ulli te care
sec vrau 40 ushtare etj,etj.

Apo logatja tjeter e zotit Cenko te befason por dhe te perfocon mendimin se kemi te bejme me nje Mjeshter te madh.
Gjirokastra mal e brigje
qan nje grua qan me ligje,
se te njoha korba une
lulja jote smer me burre.

Vazhdojme po perseri me logatjen e tij me te bukur me nje mallengjim e me nje merak te madh.
KENGEN SE HEDHIN TERMETET.
Dal ne dere e degjoj gjeme
kur do ja maresh moj kenge
mbi nje dhembje shume te rrende,
kollona sa shpirti me dete
kengen se hedhin termetet.

Tek degjon kete logatje nga Rolandi i madh veshtire se te mbahen lotet.
Mjeshtri asnjehere spushon po qe fjala per kengen e bukura lirike,ku ne vitin1983 kendoi
Rrini si lule qilimi
si fishek ne brez rini.
*Kenget e kurbetit apo te nizameve Mshtri vertet i qante si tek kenga me grupin e #ARGJIROS#
Dal ne breg e shikoj fshane,
dere me dere po qajne,
na moren djemte nizame
po ku do ti cojne valle?
kurr do ti kthehen shtepise
ne moshen e pleqerise etj,etj.

Ne kete vajtim do ti thoshja gjithe grupi vajtojne secili sipas rolit te vet kenges,por zeri i Rolandit del mbi te gjithe teper i mallengjyeshem tamam sikur perhap nje gjeme te madhe.
Mjeshtri u ka kenduar me force,dashuri e krenari trimave si tek kenga qe behet fjale per Gjoleken,
Dergon Gjoleka njerine,
lum i Vlores te na vije.
Por asnjehere si ka haruar kenget kur behet fjale per bukurite e vendit si tek kenga
O Cajup o vend i bukur
o bace e luleve,
ne mes maleve je futur
si thelleza zalleve etj, etj ku kete kenge e kendoi me grupin ARGJIRO

Roland Cenko di fort bukur jo vetem te kendoje por dhe te perhape zakonet e bukura Gjirokastrite si tek kenga, C`BENETE NE SHTEPINE TENE
gjithe valle e gjithe kenge,
o dashi me bri te ergjende
tek porta te shkova mbreme.

Mjeshter ROLANDI gjithnje e gjalleron grupin e tij me tematika te ndyshme e varacjone te larmishme me grupin e #ARGJIROS#
U ngrita vajta ne male
dale moj shelege dale,
gjeca nje tende e dy stane,
dale moj shelege dale,
hengera buke e piva vere
me mish te pjekur ne helle.

Kur burrat Gjirokastrite mblidhen rreth sofres ne oden e madhe ose ne kafenene e qytetit ja thone: Ajt tia marim njehere Gjirokastrice,,kete kenge Rolandi e kendonte me Xhevat Avdallin nuk di pse kete Rolandi e kish shume per qef donte sikur kjo kenge te mos kish fund kurre.

Shume kenge te tjera polifonike te krahinave te ndryshme ai ja kish deshira ti kthente Gjirokastrice si tek AGO,AGO YMER AGO,
pse s’ha buke e pse spi vere etj,,etj,apo tek kenga QANI,QANI E ZHULATE.,apo Nje dite si gjithe ditet,vija nga Stegopuli,si dhe kenga Vasha nga Permeti,apo C’jan dy zogj qe fluturojne
lart ne qyell pa mbarim ku keto kenge artisti i kendoi me grupin artistik #ARGJIRO#.

E si mund te leme ne harese kengen per trimin Avni Rustemin qe qelloi mbi tradhetine.
Mos pande se u harrove
lule o Avni Rustemi,
ne Paris vajte qendrove,
Esat Pashen e qellove
ne balle c’ja numurove, etj etj.

Me sa krenari te madhe e kendonte kete kenge artisti ,sikur te kish qelluar vete mbi tradhetine.
Por kengen e FLAMURIT zoti CENKO e kish kengen e tij te zemres,ku midis te tjerave i thote:
O Flamuri me shqiponje
c’i hodhe rrenjet ne Vlore,
o Flamuri kuq more
ashtu sic e ke zakone, etj , etj.
*E verteta e kengeve qe ka kenduar ky artist nuk i dihet,ato mund te jene me dhjetra,me qindra e ndofshta me mijera, ato mund te jene kthyer si gjerdan i argjende ku njera kenge eshte me e bukur se tjetra ato mund te kthenur ne qylyma te bukur per tu shtruar kalldremeve te gurta te Gjirokastres,ato mund te jene qumesht per te ritur femijen e Argjirose ato mund te jene kthenur ne thelleza per te bere zgjimin mengjezeve te bukura te Gjirokastres ,ato mund te jene rrenjosur thelle ne themelet e kalase ,ndofshta ato do te jene deshmitare te gjalla te brezave te ardhshem ,pra me te drejte mund te themi se
ROLAND CENKO ESHTE ME TEPER SE NJE MJESHTER I MADH.

What do you think?

Written by admin

Gentian Mullai kafe me policin shembullor, poet i lexuar dhe model i admiruar

Hasude, harroje, nuk e ben dot si te gjyshes time gjirokastrite!