Poeti nga Medari i Picarit Mufit Çeli sot ka Ditelindjen. E urojme dhe 100 vite me shendet e lumturi ne familje!
Mufiti me profesion eshte ushtarak dhe siç do punen e detyren do dhe poezine. Poezia per te eshte dashuri dhe pasion, eshte fjale e shpirtit qe kendon per fshatin dhe krahinen, per gjethet e vjeshtes dhe boren e dimrit, per Kuroren Labe, ngjarje e personazhe te krahines etj.
Mufiti eshte autor i disa botimeve me vjersha, me liber te pare
… e te tjera ne vazhdim.
Nga viti 2001 ai eshte dhe drejtues artistik i grupit polifonik te njohur Kurora Labe dhe eshte krenar qe tekstet e tij kendohen nga korifejte e ketij grupi dhe grupet e tjera polifonike te krahines se Laberise si Grupi Ergjëria,Grupi Argjiro,Grupi Kolonja e Kurveleshit ,Grupi i Lazaratit ,Grupi Djemte e Delvinës,Grupi i Kardhiqit,Grupi i Prongjisë,Grupi i Kaparjelit ,Grupi Bilbilat ne shtegëtim…etj.
Per kenaqesine tuaj, nga albumi poetik i Mufitit, ne Diten e Tij te Lindjes zgjodhem nje nga krijimet e ketyre diteve:
Atje ku nuk u lendova
E shijova buken that
Ku endrrat kam shkruar
Ku bera gjumin rehat
Ku nuk jam lenduar
Atje ku nuk u lendova
Neper gur e balte
Me puthen dhe u qortova
Buka thate, mjalte
Eca ne udhet e ngushta
Ne shkurre dhe gur
Me dhembshuri shpirtin mbusha
Nuk u lodha kurre
Cdo dit ne shi dhe ne ere
Shkonim per ne shkolle
Ne dimer dhe ne pranver
Me ca palo sholle
Te lagur te plevitosur
Prap ne shkolle shkonim
Fukarallek i pasosur
Por kurre nuk mungonim
Zoti na mbajti me hater
Lendina per lodra
Sikur rritur ne nje vater
Si vellezer, motra
Loznim tok vajza e djem
Me nje top llastiku
Kenaqej mund ta them
Edhe me nevriku
Kolonjar dhe Medariot
Shkollen ne Picar
Humelic dhe Shtepeziot
Sa femij te mbare
Canta e librave s’u plak
Cantë doku e vjeter
E ruajta me merak
Per vellane tjeter
Jeta udhet ka ndryshuar
Te larguar jemi
Si nje ditar i pa shkruar
Ne kujtes i kemi
Canten, mesues e libra
Mi kthe dhe nje her
Shoqe , shok dhe ato dimra
Se do me besh nder.