in

Si thoni, rakinë e pimë për qejf apo për të harruar?!

Ne lokale Burrat e Gjirokastres e kane filluar vone te piret e rakise.

Kane ngrene e kane pire me shume ne shtepi. Klubet i kane frekuentuar pas viteve 1900. Atehere ishte nje mendim i pergjithshem. Nese dikush apo disa pinin ne klub, per ta thoshnin: ” Ore, po keta nuk kane germadhe qe hane e pine jashte?”

Por vitet rodhen dhe ata ndryshuan sjellje, ne rosticeri e klube pinin e ia merrnin dhe kenges.Duan te thone se disa tek Kurveleshi dhe Sopoti kishin tavoline te rezervuar, uleshin cdo darke dhe ja shtronin.Kjo s`ka ndryshuar dhe sot ne lokale te tjera, ne Qafe te Pazarit.

Ne lidhje me kete teme, me qendrimin dhe sjelljen ndaj rakise, sigurisht qe nuk mund te kete nje perkufizim te plote e te prere por dhe nje opinion mund te jepet, se dihet:

Te piret per disa eshte deshire dhe pasion, se dehja eshte e kendshme edhe pse ne “armiqesi” me vetpermbajtjen, por pihet dhe per te harruar, se me pas te dhemb edhe koka dhe xhepi.

Po si burrave te pare dhe pijetareve te sotem nuk ju kane munguar leket per nje gote e nje meze dhe as kane kursyer.Sa kemi degjuar e pare te gezuar e ne qejf kane qene, te dehur rrugeve nuk jane shfaqur dhe ne shtepi kane vajtur me kembet e tyre.

Tani duam te bashkebisedojme, si te paret dhe te sotmit pijetare rakine e pinin per qejf apo per te harruar?

Nuk pranohen komente nga ata qe rakine nuk e vene ne buze, ndersa te tjeret jane te lire, ca me mire nga ata qe sonte jane esell dhe nuk e kane provuar rakine e re te kesaj vjeshte.

What do you think?

Written by admin

Cilat janë: 15 përbërësit e kostumit të krahinës së Lunxhërisë

Kopanet me rrush dhe mollët e fundit të kësaj vjeshte në avlinë e kameramanit Ylli Çapi!