Kongresi i Manastirit eshte ngjarje e shenuar ne historine e popullit shqiptar. Eshte quajtur ndryshe edhe Kongresi i Alfabetit.
U mbajt ne qytetin e Manastirit nga 14 nëntor deri 22 nëntor 1908 me objekt standardizimin e alfabetit të gjuhës shqipe.
Përpara organizimit te ketij kongresi, gjuha shqipe përfaqësohej prej gjashtë ose më shumë alfabetesh, pa llogaritur nënvariantet dhe, shoqëria “Bashkimi” thirri 50 delegate, përfaqësues të njëzet e tre qyteteve të banuara nga shqiptarët, shoqërive kulturore e patriotike, tridhjet e dy nga të cilët kishin të drejtë vote dhe tetëmbëdhjetë vëzhgues.
Midis delegateve dhe figurave me te shquara , perkrah tyre,si Gjergj Fishta, Mid’hat Frashëri, Sotir Peci, Ndre Mjeda, Shahin Kolonja, Parashqevi Qiriazi, Fehim Zavalani ishte dhe patrioti i shquar gjirokastrit Bajo Topulli.