in

Sot ka Ditëlindjen kamarieri i Sopotit për të cilin regjizori i njohur Dhimo Dhima thoshte Maça të paça!

E ka Stefan Maça qe ne Gjirokaster i flisnin ne mbiemer, kamarieri me i mire i NTAN-it apo me mire te themi i Qafes se Pazarit qe klientet i priste dhe i percillte me buze ne gaz.

Kamarieri i talentuar e zemerbardhe qe nuk dinte te zemerohej kurre me klientet po i shoqeronte edhe me ” nje çike muhabet” dhe urimin e tij te zkonshem “dilna prape!”

Dhimo Dhima, skenaristi dhe regjizori i estrades profesioniste, kur hidhte ndonje gote me shoqeri tek Sopoti, kur rakia ishte me pikatore, i thoshte:” Maça te paça!”.

Miku tone i mire Maça tani nuk eshte me ne Gjirokaster.Ka vite qe banon ne nje vend te larget, ne Çikago, nga viti 2000 dhe ketu ka nje fast food per afro 18 vjet ku servir gjelle amerikane. Produkti kryesor eshte pula, quhet (broasted chicken),  hot dogs,italian beef,cheese burger dhe te tjera.

Stefani rron mire, me punen e tij  dhe, sic shprehet per te Jorgo Panajoti, i ka dale zot vetes dhe familjes.

Sot, ne diten e tij te lindjes, kamarierit te Sopotit, Kurveleshit, Viroit e nuk na kujtohet mire nese ka sherbyer edhe ne Turizem, i dergojme nga Gjirokastra dhe jo vetem, pershendetje dhe urime:

TA GEZOJE DITELINDJEN,  TE KETE SHENDET e BEREQET,GEZIME NE FAMILJE, JETE TE GJATE E TE LUMTUR!

GEZUAR!

What do you think?

Written by admin

Dalina urime per kete vizatim kaq te bukur …

Kryeministri Rama: “Faleminderit për këtë nisëm, dhe praninë e ambasadorit. Një mik i mirë për shqiptarët, siç është dhe presidenti Erdogan.”