Lamtumirë Koço Devole!
Na dhe humor kur Botën e le në pandemi
Tirane me 8 Nentor 2020
Unioni i Gazetareve Shqiptare ndan dhimbjen e anetaresise se vet, me familjen dhe te afermit e humoristit dhe komedianit te shquar Koço Devole, per ndarjen e parakohshme nga jeta. Eshte nje dhimbje e te gjitheve per largimin e parakohshem nga jeta te artisti te shquar, karikaturistit, skenaristit, regjisorit, mbi të gjitha aktorit dhe moderatorit inteligjent televiziv.
Koço Devole skaliti karaktere dhe solli premiera per dekada rresht, ne ekranet dhe skenat e vendit.
Artisti Devole solli humor në kohëra të vështira dhe madje nuk e humbi ate edhe kur Boten e mbertheu pandemia, derisa ia ndali frymen dhe ia hoqi mundesine e jetes per me tej.
Koço Devole do te mbetet bashkepunetori i dashur dhe inteligjent i ekraneve dhe redaksive te medias audiovizive shqiptare. Per dekada rresht ai kontribuoi permes disa zhanreve te gazetarise se humorit dhe minikomedise, duke mbetur personalitet me ndikim dhe adhurim tek qindra e mijera pjestare te audiences shqiptare.
Ngushëllime familjes, miqve, artistëve të skenës e të humorit në veçanti!
U prehsh në paqe miku e bashkepunetori yne i paharruar!
Zyra e Shtypit
Unioni i Gazetareve Shqiptare
in Aktualitet