A ju ka ndodhur edhe juve te rrotulloheni disa here ne shtrat në mes të natës, me deshiren qe t’iu zere gjumi?
Ose mbase gjithmonë keni pasur veshtiresi per te rene ne gjumë, dhe tani qe nuk ndiheni me te rrinj duhen disa ore ne vend te 30 minutave që t’iu mbyllen syte.
Me një ambient me stres të lartë të shkaktuar nga pandemia, dhe gjithashtu ne një botë që evoluon vazhdimisht me debate dhe rregulla karantine, nuk është çudi qe shumë njerëz vuajnë nga pagjumësia pavarsisht moshes se tyre.
Përkufizimi i pagjumësisë është “vështirësi e vazhdueshme me fillimin e gjumit, kohëzgjatjen, konsolidimin ose cilësinë”, sipas Akademisë Amerikane të Mjekësisë së Gjumit.
Unë e di këtë betejë shumë mirë. Para se të bëhesha një instruktor i çertifikuar i yogës dhe trajner shëndetësor, unë kisha problemet e mia me pagjumësinë dhe isha duke marrë ilaçe për gjumë,- shprehet nje gjysh nga SHBA
I vendosur për të ndryshuar zakonet e mia dhe për të përmirësuar gjumin tim, unë bëra një klasë yoga pas një rekomandimi nga një mik. Ishte një orë javore që përqendrohej në frymëmarrje të ngadaltë dhe të thellë; vetë-pranim; dhe lidhjen e frymëmarrjes me lëvizjen.
Pas dy muajsh që bëra klasën, nuk më duheshin më ilaçet e gjumit për të fjetur. Ishte sikur pagjumësia ime u shërua. Kanë kaluar gati 20 vjet që kur fillova praktikën time të yogas.
Një rutinë e rregullt e yoga ndihmon jo vetëm në pagjumësi, por gjithashtu përmirëson kohën totale të gjumit dhe efikasitetin e gjumit.
Ndoshta ju jeni një skeptik në yoga, ose nuk dini nga të filloni,- vijon ai.
Unë e krijova këtë rutinë vetëm duke u perqendruar në poza te trupit te cilat me sjellin qetesi te brendshme dhe lejonin trupin tim të relaksohej.
Kete gje duhet ta beni menjëherë para gjumit, gjatë ditës ose në mëngjes, sepse një praktikë e rregullt është ajo që është më e rëndësishmja për të ndihmuar në pagjumësinë.
Puna e frymëmarrjes dhe vëmendja janë gjithashtu një pjesë kryesore e kësaj rutine të yogas.
Frymëmarrja përmes hundës dhe dalja përmes hundës ndihmon në qetësimin e sistemit nervor.
Ndërsa mbani qendrimin tuaj të yogës i cili ju sjell nje gjendje rehatie ne trupin tuaj, mendoni të merrni frymë dhe të mbushni trupin tuaj me ajër.
Kjo vëmendje qe ju i jepni trupit dhe frymëmarrjes suaj duke larguar mendimet negative ndaj situatave dhe njerezve qe ju rrethojne ndihmon dukeshem në përmirësimin e gjumit.
Provojeni dhe nuk do te zhgenjeheni.