Pas dy librave Xhani i Kambos dhe Shok si NAMIK ÇANI, autori gjirokastrit, intelektuali i njohur Ylli Shehu,prezanton per lexuesit librin e trete Shokë Pune, Shokë jete.
Kete liber Shoke pune, Shoke jete qe doli keto dite ne qarkullim, autori e ka shkruar ne nderim te njerezve te mire te punes, te cileve u ka falur dashuri e respekt dhe ka marre prej tyre gjithcka te vyer per jeten e tij.
Libri hapet me nje parathenie te gazetarit te njohur shqiptar Perparim Xhixha i cili nder te tjera shkruan se Libri i ri i Ylli Shehut dallohet per vlerat qe mbart, eshte pjese e kultures shpirterore te njerezve te vecante , personazhe reale, ne vende reale dhe ngjarje konkrete, te gjithe pjese e nje komuniteti, banore te Gjirokastres, bartes te traditave te lashta qe kane lidhjet e tyre edhe me zhvillimin e ri si pjese e transformimit te madh ekonomik dhe social te Shqiperise.
Libri ndahet ne disa kapituj qe zbulojne jeten e autorit ne marredhenie pune e shoqerore me bashkekohes.
Autori si vezhgues i realitetit dhe pjestar aktiv ne te dhe si njohes i botes financiare lokale, shpjegon pa autocensure marredheniet e individit me shtetin, percaktuese e thelbesore per te portretizuar frymen progresiste te epokes ( dyzete e dy vjet pune), shpjegon me sinqeritet te cveshur nga cdo stimil komercial marredheniet e individit me shoqerine, tejet vendimtare per zhvillimin e personalitetit te qytetarit e per t`i dhene ritem emancipimit te gjithanshem te shoqerise.
Ne te 271 faqet e librit, autori Ylli Shehu pasqyron ngjarje dhe evidenton personazhe te botes se finances ne Gjirokaster e Tirane , pershkruan me sinqeritet, dashuri e respekt marredheniet me ta si dhe vlerat e tyre si nepunes te shtetit.
Libri ka dhe mjaft fotografi qe e bejne dhe me shume terheqes e qe risjellin ne kujtese episode e portrete te njerezve te thjeshte te punes dhe intelektualeve te administrates shteterore para dhe pas vitit 1990.
Libri i ri i Ylli Shehut lexohet me kenaqesi dhe kureshtje, eshte nje vlere e shtuar ne njohjen e nje periudhe te gjate te historise te komunitetit dhe administrates se Gjirokastres ne vecanti.
Ja disa foto te perfshira ne faqet e librit: