Ambasadorja Yuri Kim vizitoi sot qytetin e Gjirokastres.
Ne viziten e saj te parë zyrtare në qytetin e gurtë, ambasadorja Yuri Kim , shoqerohej nga Kryetari i Bashkise Flamur Golemi i cili,ne faqen e tij ne fb vec te tjerave ka shkruar:
“Shumë i lumtur të prisja sot në Gjirokastër, Shkëlqesinë e saj, Ambasadoren Yuri Kim. Ishte vizita e saj e parë zyrtare në qytetin e gurtë. I tregova disa prej atraksioneve të qytetit, si dhe biseduam gjatë për perspektivën e Gjirokastrës, qytet që ajo e njihte shumë mirë prej Ismail Kadaresë, e njihte si pjesë e UNESCO-së, por edhe si një destinacion turistik i pashmangshëm në jug të vendit. Çdo diplomat që ka ardhur në Gjirokastër ka mbetur i mrekulluar dhe është rikthyer plot herë të tjera këtu. Me siguri kjo ka për të ndodhur edhe me zonjën Yuri Kim”.