in

Sot urojmë për Ditëlindjen Pando Bediavan

Pando Bediavan e urojme sot per Ditelindjen e 70-te, me shendet e jete te gjate!

Per te, familjen dhe shoqerine, eshte ngjarje e rendesishme,  ndersa ne faqen tone eshte rasti te kujtojme rrugen e pershkruar nga ai, ne formim e karriere, veprimtarine si profesionist ne fushen e mekanikes, si drejtues i ndermarrjeve te medha ekonomike dhe pas vitit 1990  organizator dhe drejtues i pushtetit vendor ne qytetin e tij te lindjes, ne Gjirokaster.

Vleresimi yne per dijet, punet dhe kontributet e tij kane lidhje me studimet e larta ne Fakultetin e Inxhinierise, dega inxhinieri mekanike,dege qe ia zgjodhen dhe jo e zgjodhi edhe pse ishte nxenes i shkelqyer i gjimnazit “Asim Zeneli”.

Pas studimeve, Pandua punoi inxhinier i thjeshte e me pas me detyra deri kryeinxhinier ne ndermarrje te medha ekonomike te rrethit si ne ndermarrjen e prodhimit te veshjeve, me tekonologji dhe baze mekanike te fuqishme.

Ketu ka punuar me pergjegjesi intelektuale dhe profesionale per ngritjen e reparteve te reja me synim zenien ne pune te punetoreve,shtimin e rendimentit te punes dhe lehtesimin e proceseve te veshtira duke merituar vemendje dhe vleresime.

Aftesite organizuese, drejtuese dhe krijuese ne fushen e revolucionit tekniko shkencor i ka treguar vecanerisht si drejtor i Uzines Mekanike Bujqesore, uzine qe prodhonte dhe furnizonte bujqesine e vendit me paisje te ndryshme bujqesore dhe blegtorale.

Punetoret e specialistet e Uzines Mekanike Bujqesore vleresojne edhe sot rolin e tij ne zhvillinin e uzines jo vetem per organizimin dhe drejtimin ne pergjithesi te saj, por dhe ne shtrimin dhe zgjidhjen me pergjegjesi teknike e shkencore me efekt ekonomik ne permiresimin,ngritjen e furrave per trajtime termike, prodhimin ne seri te paisjeve te ndryshme etj.

Kontribut ka dhene edhe ne konferenca shkencore brenda vendit per probleme te zhvillimit te bazave mekanike e sidomos ato te rrethit,18 nga te cilat kane ekzistuar deri ne vitin 1990.

Merite cilesore e punes se tij eshte ajo si drejtues ne Komitetin Ekzekutiv ku ka drejtuar dhe punen shkencore ne rreth, marredheniet e bashkepounimit shkencor,tregtar e kulturor me fqinjet etj.

Pas vitit 1990 eshte zgjedhur Kryetar i Komitetit Ekzekutiv Pluralist dhe me vone per disa vite me radhe Sekretar i Pergjithshem i Prefektures te Qarkut.

What do you think?

Written by admin

Oda e Hasan Beut me ushqime tradiconale te zones se Tepelenes

Kjo bime e ka emrin dhjozmo, po çfare dini per perdorimin dhe vlerat e saj?