Në Gjirokaster eshte organizuar ceremonia e dorezimit te titullit Qytetar Nderi Prof.Dr. Tritan Kalos, mjekut te njohur gjirokastrit qe perballet cdo dite ne repartin infektiv te spitalit Nene Tereza ” ne mbrojtje te shendetit te pacienteve te prekur nga covid 19.
Ne ceremonin e organizuar tek Obelisku, ka pershendetur dhe ka dorezuar titullin, kryetari i Bashkise Flamur Golemi qe vec te tjerave ka thene:
“Për ne shqiptarët, profesor Tritan Kalo është një prej atyre personaliteve, që për fatin tonë të mirë e kemi mes nesh duke shërbyer sa në vijën e parë të betejës me Covid ashtu edhe me këshilla në çdo hapësirë komunikimi. Për këtë arsye dhe jo vetëm, Këshilli Bashkiak Gjirokastër e nderoi me titullin “Qytetar Nderi” i Gjirokastrës. I lumtur pa masë që ia dorëzova këtë titull, plotësisht të merituar dhe pikërisht në kohën e duhur. Pafund mirënjohje Profesor për gjithçka je duke bërë dhe uroj veç të mira për ju”.
Prof. Dr. Tritan Kalo i lumtur per nderin qe i beri qyteti i lindjes, Gjirokastra, eshte shprehur se gjithmone do te jete ne sherbim te jetes se njerezve.