in

“Gjuajtesit”e perimeve dhe frutave te fresketa te fshatareve ne Tregun e lagjes “18 shtatori” te qytetit te Gjirokastres

Tregu i perimeve dhe frutave ne lagjen 18 Shtatori ne Gjirokaster, edhe pse pak i shperndare, mbetet nje vend i pelqyer per bleresit e kesaj lagjeje por dhe lagjeve te tjera.

Ndryshe nga vite me pare, ku ketu tregtoheshin edhe veshje e artikuj te tjere, bleresit ne “tregun e tyre’ levizin lirshem dhe mallin e zgjedhin “kokerr me koker, perime e fruta ne arkat e fshatareve qe duhet thene nuk jane te shtrenguar, japin dhe mbi peshe e jo nen peshe.

Ndaj dhe bleresit te kenaqur me hapesiren e “tregut te vjeter”, qe nje shumice e kane ne “dere te shtepise”, te mesuar me te, thone:”Dalim nje here nga tregu, blejme ndonje gje nga fshati, pime dhe kafe tek Zani qe e bene te mire, me kajmak.”.

Kjo kategori vete me filozofine nje udhe e dy pune,shohin tregun, blejme mall te fresket, prodhim fshati pa hormone, nitrate e penicilina , pastaj te ngeshem, shohin per mish te vogel tek kasapet e njohur, tek Melua, Seferi dhe Selfua dhe me pas pine kafen e mengjesit.

Ca e ca, “steka te vjetra te tregut,”qe nuk e heqin trasten nga dora,veprojne ndryshe.

Qe pa gdhire dine vendet ku fshataret parkojnr veturat dhe “gjuajne” te paret mallin e mire. Te njohur e te stervitur ne kete gjueti, fshatareve ua marrin mallin dhe pa peshuar.Jane “ustallare” te vjeter, e dine se c`mall marrin ndaj dhe “hahen “ dhe me njeri tjetrin, jo ti jo une, po fshatari zemermire, ndryshe nga cdo shites privat, e mban muhabetin mire dhe i kenaq te gjithe, shuan “gerrnjen”me fjale te mira, ul cmimin e jep dicka mbi peshe.

Kete praktike e ndjekin edhe shitesit veteran te perimeve dhe frutave te Tregut qe gjate gjithe vitit shesin mall te shumices, mallin e fshatareve e blejne dhe me sy e pa peshuar se te fituar jane, e shesim me cmim me te dukur, te kripur,se ia vlen.

Konvejeri i gjelber i perimeve dhe frutave te kesaj vere, prodhim nga puna e fshatareve eshte i pasur.

Mallin bio e duan te gjithe, domaten e Dhoksatit, barbunjat e Libohoves dhe Nepravishtes, qepet e Suhes dhe Laboves se Kryqit te lidhura dhe ne vargje qe shume familje gjirokastrite i mbajne gjendje per muajt e dimrit.

Ç`te kujtosh me pare dhe nga frutat, dardhet e Suhes e Laboves se Kryqit, Kumbullat e Lunxherise, bajamet e ngastrave te reja ne Valare apo te fshatrave, pjeprat dhe shalqit, te gjitha cilesore e te shendetshme.

Ka lezet tregu tani, perime e fruta me bollek, zgjedh c`te pelqen, lidh dhe ndonje kontrate me goje me fshataret, bjeme kete e ate, edhe per stinen e dimrit, se i fituar je nese bene Pazar ne keto dite ne Tregun e mbledhur ne lagjen 18 shtatori qe duhet thene se ka nevoje edhe per mirembajtje e sistemime.

What do you think?

Written by admin

Edi Rama per Anthony Athanas:Jeta e tij mes mikpritjes së kthyer në art…

Kush e di, pse dhe si ka ndodhur qe ky vend ka marre kete emer?!