in

Një rrugë e braktisur pas kalasë së Gjirokastrës

Kjo rruge nuk eshte e veshtire per ta gjetur se ne c`lagje te qytetit te Gjirokastres bie, rruge kryesore dhe shume e vjeter, e lashte.

Thone se ishte pjese e rruges Egnatia, po dhe shume te sigurte nuk jemi.

Ka qene e eshte e “shtruar” me kalldrem po sigurisht jo ne gjendjen e pare, fragmente te saj jane prishur e kane nevoje per doren e njeriut, per investime, ne infrastrukture e drita.

Afro 50 vjet kane kaluar nga koha kur u be rruge e plote, anet me mure mbajtese dhe rruga me kalldrem e lidhur me nje fragment te rruges se ndenekalase.

Nis andej e zbret deri afer nje ure jo pa emer per te vazhduar me fragmente guresh deri ne lagjen perballe.

Dikur ishte rruge e populluar, edhe ne mbremjet e vona, edhe me shesh pushimi tek Shpella ku njerezit e lagjes perballe benin nje cope kohe pushim dhe ia merrnin edhe kenges.

Tani kjo rruge ka vite qe nuk shkelet nga kembet e njerezve vecanerisht mbremjeve se poshte Shpelles te ha gremina dhe erresira. Eshte e shkete dhe e vetmuar dhe nuk duhet te mbetet e tille.

E kujtuat tani?

What do you think?

Written by Admini

Sa mirë të kesh një dyqan në Qafë të Pazarit, edhe punë , edhe sehir!

Kujtesë/ Foto e rallë nga ceremonia e vendosjes se eshtrave të Koto Hoxhit në Kodrën e Rilindësve