in

Shtyrja e Kesteve te Kredive – Nje Mashtrim apo Cfare?

Te gjithe e degjuam Kryeministrin teksa premtoi shtyrjen e kesteve te kredive per kredimarresit ne bankat e nivelit te dyte ne Shqiperi, por a jane shtyre realisht kredite per qytetaret?!

Shume banka kane nxituar te shtojne ne websitet e tyre info mbi menyren e shtyrjes se kesteve te kredive, edhe pse disa faqe nuk hapen fare.

Aty shpjegohet menyra sesi duhet te veprojne qytetaret duke shkarkuar fillimisht nje formular (Word) dhe mbasi te plotesohet duhet derguar ne nje adrese elektronike qe zakonisht fillon me info@…

“Per te qeshur ka qene pergjigjia automatike ne nje banke (s’po ja presim koken kesaj rradhe), ku thuhet se personi te cilit i erdhi ky email eshte me leje dhe duhet te bejme forward te nje prej kolegeve te tjere…” – thote nje qytetar per Gjirokastra Online.

Me pas dikush te kontakton nga banka dhe te thote se kestet nuk shtyhen por ato ose do i paguash dy e nga dy ose do kerkosh te besh ristrukturim kredie.

Madje ka dhe nga ata qe thone te shikosh nje here te keto bizneset e mikrokredive ku mund te maresh “nje te bute” per te shlyer kestet ku je ne vonese prej koronavirusit.

Te e njejta banke ku nuk ja permendem emrin kestet jane marre edhe nga paga e luftes, por kjo eshte mese e vetkuptueshme sepse kompjuteri qe eshte programuar per ta bere kete gje normalisht nuk ka ndjenja njerezore – nuk ia ndien fare se ke nja tre muaj pa paguar – e ndoshta pa ngrene apo i zhytur ne borxhe!

Tani ke te besojme e ku te drejtohemi – apo sic thone gjirokastritet “ku te mbytemi”?

What do you think?

Written by admin

“Heroi i Popullit” Selam Musai me bust në Tiranë

Shpetoni njehere e mire nga mushkonjat kete vere me keto dy metoda te thjeshta