in

Ja sa të pasura janë në kulinari Labova e Madhe dhe Labova e Vogël në Qarkun e Gjirokastrës

Labova e Madhe dhe Labova e Vogel jane dy fshatra prane njera tjetres qe jane quajtur dhe “ te bukurat e dheut”.

Per historine e kaluar e te sotme te saj eshte shkruar shume por kete radhe do qendrojme ne traditat ne fushen e gatimit.

Ne shtepite labovite gatuhen gjelle tradicionale me dallime te pakta me krahinen e Lunxherise qe jane dhe afer.

Gatuhen gjelle me mish dhe pa mish, te gjitha llojet e byreqeve me lakra, oriz,djath e qumeshtor, embelsira qe nga sultjaci, dhiplet, bakllavaja, glikot me te gjitha llojet e frutave e sipas stineve, me radhe me qershi, me fik, me ftua, me kumbulla, me rrush, me arra, recelna te ndryshme, pekmez, etj.

Sot ne dy Labovat nuk ka nje bujtine ku nje udhetar ose grup udhetaresh, pas vizitave ne shtepite e bamiresit Vangjel Zhapa apo dhe monumentet e tjera, te kalonte mengjesin, dreken apo darken.

Nese do te kishte vizitoret vendas ose te huaj do mbeteshin shume te kenaqur nga ushqimet bio dhe gatimet e mrekullueshme, cilesore.

E quajme sikur eshte nje bujtine e tille dhe shohim menyne.

Mengjesi:

Petulla me mjalte dhe arra, qumesht, djath i fresket, dhalle, veze te fresketa te diganisura.

Dreka:

Kulaç i pjekur ne saç

Sallate me me te gjitha te ” mirat e kopshtit”. te fresketa.

Djath i fresket dhe raki rrushi ose mani e zier dy here, qepe e hudhra te fresketa.

Byreke me lakra koshti:

Ne tradite jane dhe speca te mbushura:

Byreke me qumesht qe gjyshet labovite e quajne Qumeshtor

Ja dhe sarmat:

Gliko me ftua dhe arre:

Fotot nga faqja “Labova e Zhapes”.

What do you think?

Written by Admini

Ju ka marr malli për këto mane ?!

Kjo paisje, më jetëgjatë se drita elektrike