in

Shkrimtari gjirokastrit 91 vjeçar Jonuz Karaulli poezi malli për Gjirokastrën

Une jam vajza e Jonuz Karaullit, na shkruan Elsola, Babai Im qe tani eshte 91 vjecar ka shkruar nje poezi te bukur per vendlindjen e tij Gjirokastren me titull” Krenari e Shqiperise” dhe ka deshire ta botoni ne faqen tuaj gjirokastraonline

Ja poezia”KRENARI E SHQIPERISE
Gjirokaster muzeale
Dymije e treqind vjecare
Ku kam lindur e jam rritur
Me te mira e me halle
S’te harroj,te kam ne zemer
O qyteti im i bardhe
Qe ke nxjerr ne cdo kohe
Kalemxhinje e luftetare
Ti je vendi i gezimit
I nderit dhe bujarise
Frymezues i gjith kombit
Krenari e Shqiperise.
Ndaj per ty i perkushtuar
Kam botuar shume shkrime
Si per historine tende
Dhe per te kaluaren time
Gjirokaster heroike
Djepi i luftes clirimtare
Trimerine ne shpirt me fute
Kur i vogel isha fare
Ndonse jetoj neTirane
Kam ardhur kur kam pas mall
Dhe pse i moshuar jam
Do te vij sa te jem gjalle
Jonuz Karaulli,

Po kush eshte shkrimtari 91 vjecar Jonuz Karaulli?

Jonuz Karaulli lindi me 2 dhjetor 1928 ne lagjen Manalat.

Ja porta e shtepise se tij:

Mbaroi shkollen pedagogjike e punoi si mesues neper fshatrat e Gjirokastres, fillimisht ne Picar.

Me pas punoi per shume dekada si ushtarak ne Degen ushtarake ne Tirane ku dhe doli ne pension.

Per brezin e vjeter, te sotem, Jonuz Karaulli eshte shkrimtari i dashur  me vjersha e tregime artistike dhe edukative qe botonte ne gazeten Pionieri me pas reviste, revisten Fatosi dhe “Bota e femijeve”.

Ne kete fushe ka firmën e tij në shumë libra dhe revista për fëmijë. Mik dhe bashkëpunëtor me dy emrat e mëdhenj të këtij lëmi, Odhise Grillo dhe Dionis Bubani.

Letersise per femije ai iu përkushtua ndër vite, duke qenë anëtar kolegjiumi i revistës “Bota e femijve”, i vleresuar dhe me cmime.

Tani ne moshe qe gezon, 91 vjecar, e fsheh ate me shume dinjitet, me fizik të lidhur, i rrjedhshëm në të folur dhe me një kujtesë super perfekte, plotëson në detaj portretin e një burri simpatik.

I tillë është dhe për jetën e deritanishme, së bashku me ngjarjet e këndshme që e kanë shoqëruar. Këtë pasuri ia jep dhe të qenit gjirokastrit me një bashkëshorte ulqinake.

Dhe pse ka 70 vjet qe jeton ne Tirane Jonuzi nuk resht se foluri per Gjirokastren vendlindjen e tij per te cilen ai ka shume mall.

What do you think?

Written by Admini

Ishin shume te thjeshta, ja si i pergatitem te famshmet Pancakes

Amvisa, nxitoni të bëni Gliko me fik, se nuk keni kohë!