Ne lagjen Pazar i Vjeter ne Gjirokaster te moshuara qe kane kaluar shekullin jane tre, ndersa 80 e afer 90 disa, te gjitha te mira e te fisme.
Ato kane punuar e kane rrojtur mire, kane pare ushqimin po dhe elemente te tjere qe lidhen me qytetarine dhe traditat e familjeve gjirokastrite si per gatimin, nikoqirllekun, pastertine etj.
Sot do kujtojme 101 vjecaren e kesaj lagjeje qe tani nuk rron me , Viton e Lame Arsenit.
Keshtu i kane folur.Ishte grua me norma dhe tradita ne shtepi e jashte portes se saj, mikpritese dhe nikoqire. Nje cilesi e saj ishte dashuria dhe respekti per banoret e lagjes.
Me zerin e holle si te xamunxes ishte e folur ne gjitoni, u fliste dhe gureve te udhes, kush i kalonte tek pragu i portes. Edhe ne dritare dhe ballkon te ishte pyeste per me te madhin e me te voglin e shtepise.
Si u gdhite e si eshte filanja, beji te fala e shendet te kete, ishin fjalet e saj te para plot miresjellje qe e kishte marre ne shkollen normale te Zografose ne Qestorat te krahines se Lunxherise, ku kish lindur dhe kish bere shkollen fillore me vjersha te Naimit, Samiut e Koto Hoxhit qe i thoshte permendesh edhe 1 muaj para se te ndahej nga kjo jete.
Ishte nikoqire dhe e paster ne ushqim e ne veshje. Gatuante gjelle lunxhi po dhe te vjetra te Gjirokastres. Thone se glikot i qante, bente nga te gjitha frutat, sipas radhes.Nuk gatuante per te “mbushur barkun” po pak e sakt. Ne i mbetej nje pjate nuk e linte per te nesermen po ia hidhte maçes.
Vinte merak nese gjente mbi supe dhe nje qime floku. Dhe ne moshe te madhe per higjenen e trupit bente kujdes te vecante, ndersa duart i kishte te bardha e gjithmone te sapunisura. Kur hante perpara donte pjaten e vet, luge, pirune dhe pecete. Nese nuk i gjente ne tavoline shikonte Zhulin, nusen e djalit, me bisht te syrit.Nese i shkonin mysafire te ralle e te larget kafen dhe glikote i nxirrte me doren e vet ne nje tabaka dhe 100 vjeçare, filxhane e gota anet lyer me flori po bente dhe perjashtime per Sidikane e Bame Mezinit qe kafen e pinin edhe tek Dama , per Nini Janin, Terin e Arsen Arsenit dhe Lirine, vajzen e Dhespotit, siç i flisnin ne lagje, nena e Sotiraqit dhe Miho Kronit, ndersa per perdita kishte filxhane e gota te Kavajes po dhe ato te bukura.
Vitua e Lame Arsenit rrojti 101 vjece, me ushqime dhe pa ilace, me pak “vuajtje “ nja 6 muajt e fundit nen kujdesin e perditshem e te madh te Ifit, vajzes, po dhe Jorgos, djalit qe i erdhi nga Amerika.
Keshtu rrojti dhe pas la kujtime te mira jo vetem ne lagjen e saj po dhe te aferm e lunxhote qe ktheheshin shpesh per ta pare e kuvenduar me te.