Sipas te dhenave te Institutit te Statistikave dhe Doganave perafersisht nje shqiptar konsumon 3,1 kg kafe ne vit. Gjithashtu revista The Economist shprehet se konsumatori shqiptar preferon me teper kafen se sa cajin.
Në aspekt stimulimi, kafeja është më e fortë se çaji. Kjo ndodh për shkak të nivelit të lartë të kafeinës thonë ekspertët. Për më tepër, në varësi të llojit, kafeja (nëse nuk e teproni me të) është mirëbërëse edhe për shëndetin e trurit.
Roli I Kafesë Tek Shëndeti I Trurit
Studimet mbi te cilat jemi referuar shprehen se kafeja e ndihmon trurin nga problemet me te kuptuarin dhe permireson aftesite e te menduarit.Shkencëtarët kanadezë të Institutit “Krembil Brain”, shpjegojnë se çelësi i suksesit të kafesë në mbrojtjen e trurit nga sëmundje të ndryshme nuk qëndron tek kafeina.
Sipas tyre, gjatë pjekjes, kokrrat e kafesë çlirojnë disa substanca. Janë pikërisht këto substanca që kanë rolin kryesor në mbrojtjen e trurit. Në arritjen e këtij konkluzioni, shkencëtarët analizuan tre lloje kafesh.Bëhet fjalë për kafenë e pjekur fort, të pjekur lehtë dhe atë pa kafeinë por të pjekur fort. Studiuesit zbuluan se gjatë pjekjes së kokrrave, kafeja çliron disa përbërës të rëndësishëm. Sipas studiuesve, sa më gjatë të piqen kokrrat e kafesë, aq më shumë substanca mirëbërëse do të çlirojnë ato.