in

Grate në liridalje, skordhan, blanja dhe birek nga duart e burrave

– Ika une- tha e para.
– Ika dhe une-tha e dyta.

Gjirokastritet e vjeter, secili ne penxheren e tij, u bene per lume, mblodhen buzet dhe ne nje gole:
– Ku do ta thiesh moj?
– Po Pazari eshte xhang-xhing!
-…
– He mo, ke pare ti, ju doli siri per nje xhiro! Te jete per mua, ne kuzhine t`i bien kembes!

-S`kane dhe faj mo, mbidhur brenda, u bene per mend te kokes! Kjo timja vdes per te dala.

– Jo mo kjo timja sikur u mesua po sot u ngrit hunde e buze: Be c`te duash une do dal me shoqet, me tha. Ç`i thua ti kesaj, ta kete fajin corona qe ua beri mendjen furfule apo i Madhi qe ju dha liridalje,  te bejne sullaco?

– Lere mo te Madhin, c`faj ka dhe Ai apo qe ka njemije andradha ne kurriz!

– Jo mo thaç, po u terbuan ne pleqeri! Ajo timja i vari buzet kater oke se i thaçe po dreken moj e ke bere gati?!

– Mire thua, vjen dreka dhe ç`o çjerrim?!
– Ku di une i shkreti, se mos di!

– Ja te mesoj une, te ka vajtur mendja per skordhan? Une ate do bej, nje çike kos dhe nje kastravec e kam,  edhe uje sa te duash nga te musdhukut, po dhe ca hudhra i kam, pastaj nje luge uthudh nje t`i trazuar bashke dhe ç`te haç!
– Avash mo, ç`i ke keto te rrema, s`me la mendja te ha skordhan e gjepogjepora!

– Po mire mo, po t`i çdo haç?
– Kam ca blanja , do t`i marros dhe ne daç te hane,ne daç te mos hane!
– E ke ne bondo ti po ç`te bej une qe as kam dhe as di nga keto punet e drekes!
-S`ke faj se i gjen te hazerta ti!

– E,e, u morem vesh po kesaj i thom ku ishim hiçgjekundi.
-Keshtu e ka kjo jete, me shume me mundela e semundela, na dhe corona tani qe na fry nga mushkerite!
– Kur e ze ne gole sikur kam gjelperat ne trup! Tundi boten! Na la pa ngrene e pa pire. Na iku dita me te rrema,na doli siri per nje birek dhe nje kafe ne Pazar.

– S`e me doli nga mendja, dola dje nga Qafa e Pazarit po xhang-xhing, s`ma fershelleu njeri. Pac dhe hundemadhin mo, ishte bere paça me uthudh.

-C`me kujtove pazarin se me ka vajtur mendja per ato bireqet tek Furra e Premtos…
– Iken ato!
– E çë , ja sikur t`i bej vete?! Te mira do dalin, miedhin e kam,edhe te grunjte edhe te misert, veze po kam, qumesht po, val sa te duash, edhe udhiri edhe kikirik, ca lakra te koshtit i kam, edhe paparuna po deshe, edhe laptop, se me shkau gola,labot kam, kripe sa te duash, po dhe sheqer kam, piper di dhoje, te zi dhe te kuq,te eger dhe te bute. He neme nje mende, si thua ta provoje?
– Po provoje mo, bireku nuk ka ndonje pune te madhe, megjithe keto tertipe qe do t`i hedhesh do dali qe te lepiç thonjte e bufit…
– Si the mo? Apo ta bej me qepe te thata , nuk me vene dhe dem se kane filluar te zene frito, apo ç`i do?!
– Po ta ha siri beje, une per vete ato blanjat do t`i marros dhe ne daç t`i hane ne daç te mos i hane. Kembes t`i bien. Ate di , ate bej!
– Mire thua, edhe une, ate di, ate thom!
– Ikim se na zuri dreka !

What do you think?

Written by Admini

Fik i zi për sini…Nuk jane as te Nepravishtes, as te Libohoves, por…

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero:”Ja pse në fazën e dytë barrën më të rëndë e ka shërbimi epidemiologjik”