Saimir Skenduli, specialist i Muzikës në Qendra Kombëtare e Veprimtarive Tradicionale (pranë Ministrisë as Kulturës) ne Tirane, ka percjelle kete moment ne faqen e tij nje lajm te hidhur.
Ai shkruan se sot Gjirokastra përcolli për në banesën e fundit Vehip Çarçanin, një nga artistët e fundit të brezit të vjetër të burrave bartës të Këngës Polifonike të qytetit. Vehipi, i cili ishte një kthyes i shkëlqyer i Këngës Polifonike, ishte i biri i legjendës së Këngës Gjirokastrite, Nustret Çarçanit, që bashkë me Xhevat Avdallin, Lavo Erindin, Demo Çenkon, Skënder Tushen e shokë, ngritën dhe bënë të njohur stilin polifonik gjirokastrit. Vehip Çarçani e lëvroi dhe e la pas këtë traditë të këngës qytetare dhe pikërisht, për kontributin dhe pjesëmarrjet e panumërta në ngjarjet e qytetit dhe ato kombëtare, ai do të kujtohet me respekt nga bashkëqytetarët, bartësit e traditës dhe gjeneratat e reja të Këngës Gjirokastrite.
Qofsh i paharruar Vehip Çarçani dhe të pushoftë shpirti në paqe!! shkruan Saimir Skenduli
Ngushellime familjes edhe nga Gjirokastra online !