Policia u vjen në ndihmë disa familjeve në nevojë me ushqime bazike.
Seksioni për Rendin dhe Shqiponjat në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, me iniciativën e tyre kanë kontribuar disa të ardhura me qëllim që t’ju vinin në ndihmë disa familjeve në nevojë në qytetin e Vlorës.
Me ndihmën e Bashkisë Vlorë është bërë lista e 20 familjeve më në nevojë dhe është bërë shpërndarja e 20 pakove me ushqime nëpërmjet forcave Shqiponja.