Ne rrethin e Gjirokastres ka dy Labova, njera quhet e Kryqit dhe tjetra e Zhapes.
Po pse?
Te shkojme vite prapa dhe te shfletojme faqe nga historia e ketyre dy fshatrave. Se pari te percjellim nje foto te Laboves se Kryqit.
Gjelberim i pafund, nje hapesire e blerte gati ne te gjitha stinet e vitit, po ajo qe e ben fshatin me emer ne shekuj eshte nje nga objektet e kultit me vlere te arkitektures mesjetare shqiptare, Kisha e Shen Merise e Laboves se Kryqit.
Duket se nga Kisha ka marre dhe emrin Labova e Kryqit.
Tani kuptohet nga e ka marre dhe emrin pikerisht nga Kisha dhe Kryqi i famshem qe ka nje histori per te cilen do te flasim nje here tjeter.
Ja pamje te kishes, mall, nostalgji dhe aktualitet per ata qe jane large(Fotot Visit-Gjirokastra)
Tani te kthehemi ne fshatin tjeter, ne Laboven e Zhapes.
Quhet dhe Labova e Madhe po me shpesh Labova e Zhapes?
Ky emertim popullor eshte i lidhur me emrin e Vangjel Zhapes, lindur ne kete fshat, i degjuar per pasuri te madhe qe nje pjese e vuri ne sherbim te fshatit, te krahines , ngritjen e shkollave e objekteve sociale, organizimin e Lojrave te para olmpike ne Athine e shume bamiresi te tjera ne Rumani e gjetke.
Nen Laboven e Madhe eshte dhe Labova tjeter, Labova e Vogel, te dyja fshatra te Krahines se Odries, te Rrezes.
Ja nje foto nga Shtepite e medha te Zhapes dhe pamje te fshatit.