in

“Kurrë nuk e kisha ditur!” – Anastas Lako me vargje pa nota me mesazh të qartë për shkencëtarët

Anastas Lako njihet ne Gjirokaster e me gjere si mesues i muzikes, si instrumentist, Dj etj. po dhe vargezues vargjesh humoristike.

Tani qe eshte ne karantine, i mbyllur ne shtepi, sic thone ne Gjirokaster, ne kukuma, nga marrazi dhe helmi qe ka ne shpirt kunder Covid 19 ka shkruar edhe nje vjereshe te cilen po e percjellim se ka aktualitet dhe mesazh te qarte per situaten ne te cilen eshte lene bota edhe nga shkencetaret qe, sipas tij,

” Këta shkencëtarë/ Që s’lanë gjë pa shpikur/Nuk vrasin dot,/ Këtë virus të shpifur?!”

Ja vjersha e plote:

Jo, nuk ma merte mendja
As nga perenditë
Që në shtëpi do mbyllesha
Qoftë dhe një ditë

Kurrë nuk e kisha ditur
As e kisha menduar
Badërdinë të bënte
Virusi i mallkuar

Ky virus i vogël
Që duket në mikroskop
Gjithë botën po bën
Të vejë mish për top

Çfarë po ndodh më thoni
Asgjë s’po kuptoj
Ky virus i vogël
Gjithë botën do nënshtroj?!

Gjithë kjo shkencë mê thoni
Gjithe kjo teknokogji
Nuk po bën dot zap
Këtë “ kakërdhi”?!

Këta shkencëtarë
Që s’lanë gjë pa shpikur
Nuk vrasin dot
Këtë virus të shpifur?!

Boll kanë prodhuar
Armë dhe dyfeqe
Me këtë virus
Tani kanë rënë ne leqe

Mendoni për shëndetin
Që këndej e tutje
Toka të lulëzojë
Me lule dhe burbuqe…

What do you think?

Written by Admini

I erdhi radha të gatuani edhe qollopitë! Si ju duket në Fotografi?

Fshati Selckë i “fshehur” mes maleve me histori te madhe, dikur me 500 banorë…