Dr. Roland Karalli, mjek kirurg e zv. drejtor i spitalit rajonal “Omer Nishani” shprehet per Gjirokastra Online:
Aktualisht situata ne rajonin e Gjirokastres nuk paraqitet problematike. Deri tani nuk ka pase asnje rast te dyshimte me CoviD-19-te.
Zbatojme me shume korrektesi urdherat e MSH. Angazhimi i mjekeve eshte ne maksimum per kete situate, po keshtu dhe personeli infermjer dhe sanitar kane perkushtim maksimal.
Ne keto momente eshte organizuar dhe ne ambiente te posacme karantinimi per rastet e dyshimta. Ne keto momente per volumin e punes qe na eshte paraqitur nuk kemi ndjere nevojen e angazhimit ne pune te mjekeve pensioniste.
Mbeshtetja nga qendra ka qene maksimale ne baze te komunikimeve te kryera. Gjithashtu dhe pushteti lokal ka predispozicjonin per te na ndihmuar ne problemet qe mund te na lindin.
Si spital rajonal kemi qene dhe jemi te gatshem per cdo situate qe mund te lindi. Mjetet, autoambulancat jane ne gadishmeri te plote duke ju pergjigjur te semureve ne familje dhe simbas gjendjes vendoset trajtimi ne familje ose transportimi ne spital per ndihme me te kualifikuar.
Per fshatin eshte personeli shendetsor qe sherben ne zona qe edhe ata jane korrekt ne trajtimin e cdo rasti.
Zbatimi i vendimit për qëndrimin në shtëpi duhet ndjekur nga të gjithë!